DPSHTRR

You are here

Bëhemi bashkë për një koncept të vetëm: Rrugë të sigurta për të gjithë përdoruesit e saj!  

Bëhemi bashkë për një koncept të vetëm: Rrugë të sigurta për të gjithë përdoruesit e saj!  

Në vijim të procesit të hartimit të Strategjisë së Sigurisë Rrugore, DPSHTRR u bë pjesë e Workshop-it të dytë të organizuar nga IRD Engineering SRL, mbajtur pranë ambienteve të Tirana International Hotel.

Workshop i strukturuar në dy pjesë, ku në fokus të tij ishin:

 Metodologjia e përdorur për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Rrugore dhe Planin e Veprimit për implementimin e saj.

Trajnim lidhur me ndryshimet e fundit në aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e Drejtuesve të Mjeteve dhe procedurat për zbatimin e tyre!

 DPSHTRR, në vazhdimin e përmirësimit të ofrimit të shërbimit dhe standardizimit, organizoi këtë fundjavë një trajnim të suksesshëm, lidhur me ndryshimet e fundit në aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e Drejtuesve të Mjeteve dhe procedurat për zbatimin e tyre me të gjithë stafin përbërës të Degës së Drejtuesve të Mjeteve në të gjitha Drejtoritë Rajonale!

Fokusi dhe qëllimi i këtij trajnimi ishin:

 Informimi dhe përditësimi mbi ndryshimet ligjore;

Java Evropiane e Mobilitetit

Java Evropiane e Mobilitetit 2024
 Dita Pa Makina – Një Mundësi për Reflektim dhe Ndryshim 

 Këtë vit, në Ditën pa Makina, kemi mundësinë të kontribuojmë në një qytet më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. Ndaj, le të bëjmë një ndryshim të vogël për një ndikim të madh! 

Komisioni Retro u zhvendos këtë herë në juglindje të vendit, në qytetin e bukur të Korçës.

Komisioni Retro u zhvendos këtë herë në juglindje të vendit, në qytetin e bukur të Korçës.  Një koleksion fantastik i mjeteve historike u paraqit për kontroll nga specialistët tanë, të cilët kujdesen që çdo detaj të jetë perfekt. 

Java Evropiane e Mobilitetit 2024

Java Evropiane e Mobilitetit 2024

A janë hapësirat publike të sigurta në shoqërinë tonë dhe çfarë dhet të bëjmë ne për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të tyre?

 Lëvizjet demografike të ndodhura përgjatë 25 vjeçarit të fundit në vendin tonë kanë ndryshuar kornizën e paraqitjes së tyre në të gjithë ekzistencën e tyre me një rritje totale të normës së urbanizimit.

Raporti i shërbimeve për periudhën Janar - Gusht 2024

 Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën Janar - Gusht 2024

 Rritja e të ardhurave të realizuara me 134% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim:

Analizë e ecurisë së shërbimeve:

 2,164,899 totali i shërbimeve të ofruara, ose 55% më shumë krahasuar me Janar-Gusht 2019;

1,538 qytetarë të shërbyer në 1 orë .

Analizë e shërbimeve me procedurë të lehtësuar:

Jepini jetë ideve tuaja inovative dhe bëni diferencën!

Jepini jetë ideve tuaja inovative dhe bëni diferencën!

 DPSHTRR, ka ndërmarë iniciativën e organizimit të një konkursi ku do të prezantohen ide të reja dhe kreative që do të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tonë të transportit.

 Hej ti!

Ke një vizion të ri dhe zgjidhje inovative për transportin, sigurinë dhe efikasitetin?

Ky është shansi juaj për të kontribuar dhe ndikuar në të ardhmen e mobilitetit!

 Targë/at të dëmtuara?

 Targë/at të dëmtuara?

Kushtet e kategorizimit si e dëmtuar:

 Dëmtimet të jenë pjesore;

 Të gjithë elementët përbërës të targës/ve të jenë të identifikueshëm/me.

Ruaj të njëjtat targa “NËSE TARGA E DËMTUAR” plotëson të 2 kushtet e mësipërme!

 Paraqituni në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin me këto dokumente:

 Dokument Identifikimi;

Java Evropiane e Mobilitetit udhëtoi drejt “Shkodrës së Biçikletave”! 

Java Evropiane e Mobilitetit udhëtoi drejt “Shkodrës së Biçikletave”! 

 Jo pa arsye ishim në Shkodër sot, në qytetin e artistëve, sportistëve e zejtarëve me famë ballkanike por edhe për historinë 100 vjeçare të përdorimit masiv të biçikletave të shëtitjeve kolektive të organizuara me to në vendet piktoreske të qytetit!

 Mbështesim Bashkinë Shkodër në vizionin që ajo ka në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture dhe tradite duke organizuar herë pas here evente edukative.

Java Evropiane e Mobilitetit

Java Evropiane e Mobilitetit

Të bëhemi bashkë në ndarjen e ideve mbi përdorimin e hapësirave publike në formë të tillë që të gjithë të qarkullojnë në mënyrë të sigurt dhe në mbrojtje të planetit! 

Qytete me numër të shtuar banorësh dhe hapsira të kufizuara publike? 

Realiteti i shumë qyteteve Evropiane dhe i disa prej qyteteve të mëdha në Shqipëri, i cili shoqërohet edhe me nevojën për mënyrat e qëndrueshme të udhëtimit.

N’Shesh me Këndin e Sigurisë Rrugore të DPSHTRR

 N’Shesh me Këndin e Sigurisë Rrugore të DPSHTRR për Java Europiane e Mobilitetit

 Me ata, më të vegjëlit e komunitetit tonë, që rindezin shpresën për breza të ndjeshëm ndaj komunitetit, rifilluam sezonin e rradhës të sensibilizimit mbi rëndësinë e Sigurisë Rrugore dhe dashurinë për biçikletat, në mënyrë që të edukojmë për një qytet më të pastër dhe të sigurt!

Java Evropiane e Mobilitetit 2024

Java Europiane e Mobilitetit 2024

“Hapësira Publike të Përbashkëta” 

 Këmbësorë, pedalues, drejtues mjeti, motoçiklistë, përdorues të transportit publik si anëtarë të një komuniteti duhet që të gjithë ti shtrojnë vetes pyetjen: “Si mund të ndajmë dhe përdorim hapësirat publike në formë të tillë që të gjithë të mund të lëvizim në mënyrë të sigurt dhe të qetë?”

E Shtuna e dytë e çdo Shtatori prej vitit 2000: DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARË  

E Shtuna e dytë e çdo Shtatori prej vitit 2000: DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARË  

Dita Botërore e Ndihmës së Parë është një ngjarje e përvitshme që promovon rëndësinë e ndihmës së parë dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin, që ky shërbim të shpëtojë jetë. Njohuritë e thjeshta dhe teknikat e ndihmës së parë mund të bëjnë një ndryshim të madh në situata emergjente.

DPSHTRR vijon misionin e saj në rritjen e Sigurisë Rrugore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë së Shtetit, vijon misionin e saj në rritjen e Sigurisë Rrugore përmes ndërgjegjësimit të Drejtuesve të Mjeteve mbi detyrimet që lindin nga zotërimi i mjetit, konkretisht duke evidentuar në terren mjetet pa kontroll teknik, pa shlyer taksat vjetore dhe pa siguracion të vlefshëm! 

Rivlerësim Leje Drejtimi

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

A keni një ide inovative që mund të përmirësojë transportin rrugor dhe të rrisë sigurinë? Merrni pjesë në konkursin “Transport, Inovacion, Siguri” dhe bëni ndryshimin që na duhet!

A keni një ide inovative që mund të përmirësojë transportin rrugor dhe të rrisë sigurinë? Merrni pjesë në konkursin “Transport, Inovacion, Siguri” dhe bëni ndryshimin që na duhet!

 Çfarë kërkohet nga pjesëmarrësit:

 Të keni një projekt ose ide inovative që përmirëson transportin rrugor, sigurinë dhe kontribuon në efikasitetin e tij.

 Çdo ide e mirë është e mirëpritur!

 Aplikuesit duhet të jenë nën moshën 30 vjeçare.

 Aplikimet fillojnë në datën 30 Shtator!

DPSHTRR uron muaj të mbarë!

Mëngjeset e vjeshtës kanë një tjetër ritëm!

Bashkë me gjurmët e para të vjeshtës urojmë që kjo e hënë e parë vjeshte të jetë fatsjellëse për muajt në vijim!

 

D️PSHTRR ofron shërbimet e saj:

PËRDORINI ULËSEN E POSAÇME PËR FËMIJË NË MAKINË!

PËRDORINI ULËSEN E POSAÇME PËR FËMIJË NË MAKINË!

 

  • Sigurohuni që fëmijët të jenë të ulur në mënyrën e duhur!
  • Zgjidhni një ulëse të posaçme sigurie në bazë të gjatësisë dhe peshës së fëmijës!
  • Ulëset e posaçme për fëmijë në makinë janë projektuar për të siguruar mbrojtje optimale në rast aksidentesh. Përdorimi i tyre zvogëlon rrezikun e dëmtimit të fëmijës duke i mbajtur ata të sigurt dhe të mbrojtur nga goditjet e papritura të mundshme!

 

Të gjithë meritojmë të arrijmë në destinacionin tonë të sigurt dhe të mbrojtur!

Më mirë një telefonatë e humbur, se një jetë e rrezikuar!

Aparatët Celular, jo vetëm po zënë një pjesë shumë të madhe të kohës sonë, por edhe si faktorët shpërqendrues dhe rrezikues gjatë kohës së drejtimit të mjetit!

DPSHTRR këshillon:

  • Një telefonatë MUND TË PRESË;
  • Një mesazh zanor i padëgjuar MUND TË PRESË;
  • Një mesazh i shkruar pa përgjigje MUND TË PRESË;
  • Një postim në rrjetet sociale MUND TË PRESË;

AJO ÇKA NUK PRET: SIGURIA E JETËS SUAJ!

Siguria është një vijë e hollë...Mos e kaloni atë!

Shpejtësia dhe Siguria KURRË nuk duhet të jetë një dilemë përzgjedhje për ju!

Disa km/h më shumë nuk do të bëjnë diferencë për mbërritjen tuaj më shpejt në destinacion, por asgjë tjetër veçse të rritet mundësia e rrezikut për çdo drejtues mjeti, pasagjer apo përdorues tjetër rruge!

Siguria është një vijë e hollë...Mos e kaloni atë

Rimarrja e Lejes së Drejtimit - Gusht 2024

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës , me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 182 persona nga 1,419 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022 - Gusht 2024!

Udhëzim si të veproni me Lejen e Drejtimit në rast të ndryshimit të mbiemrit.

Keni ndryshuar mbiemrin dhe doni të dini si do të veproni me Lejen tuaj të Dretjimit?!

Shumë thjeshtë, me vetëm tre dokumente pranë çdo Drejtorie Rajonale , ju mund të kryeni përditësimin e të dhënave.

  • Dokument identifikimi me mbiemrin e ri;
  • Lejen e Drejtimit aktuale që zotëron;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor.

DPSHTRR prej kohësh ofron shërbimin online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”. 

 Dëshironi të importoni një mjet, por nuk jeni të sigurt nëse mjeti i përmbush apo jo kriteret e kategorisë mjedisore?

DPSHTRR prej kohësh ofron shërbimin online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”. 

 Vetëm një klik larg, brenda një afati kohor rekord nga momenti i dërgimit të formularit, ekipi i specializuar i Regjistrimit të Mjeteve do t’ju mundësojë informacionin e saktë mbi kategorinë mjedisore të mjetit që dëshironi të blini.

VINI RE:

Mos harroni të paguani Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura! 

Për të gjithë zotëruesit e mjeteve: Mos harroni të paguani Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura! 
Çdo mjet i përdorur në zotërim, ju ngarkon me detyrimin e pagesës së Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP)! 
TVMP-ja është e vlefshme për 365 ditë kalendarike dhe duhet të jetë paguar përpara se të kryhet kontrolli teknik i mjetit. 

Përse të jesh i zakonshëm kur mund të jesh JASHTË SERIE?

Përse të jesh i zakonshëm kur mund të jesh JASHTË SERIE?

Unik nga AB ### RD deri në AC ### ZZ, me shumëllojshmëri kombinime numrash 3-shifror!

 Për çdo përdorues TË RI apo EKZITUES të i Mjeteve me Pedale dhe Patinave Elektrike: Qarkullimi i këtyre mjeteve mbështetet mbi një bazë ligjore ku rregullat i kemi përkthyer në këshillat në vijim!

 Për çdo përdorues TË RI apo EKZITUES të i Mjeteve me Pedale dhe Patinave Elektrike: Qarkullimi i këtyre mjeteve mbështetet mbi një bazë ligjore ku rregullat i kemi përkthyer në këshillat në vijim!

Përpara udhëtimit tuaj të rradhës, MBANI NË VËMENDJE:

 Mos bëj shmangie të papritura ose lëvizje zigzage;

 Qarkullo në rrugë të rezervuara, kur ato ekzistojnë;

Një sekondë e pakujdesisë teksa jeni të përgjumur në makinë mund të ketë pasoja të mëdha për jetën tënde dhe të të tjerëve.

Një sekondë e pakujdesisë teksa jeni të përgjumur në makinë mund të ketë pasoja të mëdha për jetën tënde dhe të të tjerëve.

Kur je i lodhur ose i përgjumur, ndalo, bëj një pushim dhe rinovo energjitë.

Kujdesi i vazhdueshëm në rrugë është çelësi për një udhëtim të sigurt

Qëndro vigjilent dhe mbro jetën tënde dhe të të tjerëve.

 Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional (CAP) për të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor të mallrave dhe të pasagjerëve, realizohet shumë më shpejt dhe shumë më lirë!

 Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional (CAP) për të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor të mallrave dhe të pasagjerëve, realizohet shumë më shpejt dhe shumë më lirë!

 Vetëm gjatë periudhës Janar - Korrik 2024 kanë përfituar 5,177 qytetarë, nga aplikimi i lehtësive mbi riovimin e CAP.

Kjo shifër e konsiderueshme përfituesish përkthehet në kohën e kursyer 113,894 ditë kohë pritje dhe afërsisht 559,119,106 lekë të kursyera falë uljes së kostove dhe rinovimit brenda ditës.

KURSIM FINANCIAR! 

KURSIM KOHE! 

Raporti i të ardhurave Janar - Korrik 2024

 Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën Janar - Korrik 2024

 Rritja e të ardhurave të realizuara me 139% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim:

ANALIZË E ECURISË SË SHËRBIMEVE 

 1,884,899 totali i shërbimeve të ofruara, ose 65% më shumë krahasuar me Janar-Korrik 2019;

Pages