DPSHTRR

You are here

Ende nuk e keni marrë targën tuaj të ëndrrave? 

Ende nuk e keni marrë targën tuaj të ëndrrave? 

 Tërhiqni vëmendjen e të gjithëve teksa kaloni në rrugë!

Hidhni hapin e parë drejt suksesit!

Hidhni hapin e parë drejt suksesit!

Bashkohu me ne dhe prezanto projektin tënd!

Ky është momenti yt për të shkëlqyer dhe për të sjellë ndryshime!

Siguria rrugore rikthehet në Këndin Statik të Vlorës, së bashku me nxënësit e shkollës “28 Nëntori”.

Siguria rrugore rikthehet në Këndin Statik të Vlorës, së bashku me nxënësit e shkollës “28 Nëntori”.

Nxënësit mësuan më shumë rreth rëndësisë së të qenurit të sigurt në rrugë dhe patën mundësinë të zbatojnë njohuritë e reja në praktikë. 

Ata u bënë pjesë e një përvoje të paharrueshme, duke pedaluar në Këndin Statik dhe u njohën me tabelat sinjalistike të reja.

Rivlerësim Leje Drejtimi

 Rezultatet e sesionit të rradhës ritestues për ata që kanë humbur piket e Leje Drejtimit! 

 Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit;

 Përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë;

 Keni menduar të kryeni ndryshim të një ose më shumë karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit që ju posedoni?

 Keni menduar të kryeni ndryshim të një ose më shumë karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit që ju posedoni?

Apliko pranë DPSHTRR dhe më pas vijo me ndryshimet:

 Vetëdeklaro Kërkesën për të kryer një Ndryshim Konstruktiv në Mjet duke aplikuar online në faqen e webit:

Muaji për të kujtuar rëndësinë e kujdesit për veten dhe ata që duam!

 Tetori është muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit! Muaji për të kujtuar rëndësinë e kujdesit për veten dhe ata që duam!

 Le të jemi së bashku në këtë betejë, të mbështesim ata që janë prekur dhe të punojmë për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë. Çdo veprim, sa i vogël qoftë, ka rëndësi! 

Raporti Mjeteve Green Janar - Shtator 2024

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

Janar - Shtator 2024, prezanton shifra motivuese ku:

Mjete All-Electric 

 2,162 Mjete All-Electric të regjistruara përgjatë periudhës ose 80% më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2023;

 293 Mjete All-Electric të regjistruara për herë të parë në 1 MUAJ;

 Nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Siri Kodra” në Tiranë, ishin të mrekullueshëm në Orën Edukative të Sigurisë Rrugore realizuar ditën e sotme nga ekipi ynë!

 Nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Siri Kodra” në Tiranë, ishin të mrekullueshëm në Orën Edukative të Sigurisë Rrugore realizuar ditën e sotme nga ekipi ynë!

U argëtuam të gjithë bashkë teksa ndamë njohuri mbi:

 Rregullat e Qarkullimit Rrugor si Drejtues Mjeti të ardhshëm;

 Mënyrën e sjelljes së këmbësorit në raport me qarkullimin rrugor;

 Rëndësinë e respektimit të sinjalistikës rrugore.

PEZULLIM I PËRKOHSHËM I SHËRBIMEVE PRANË QENDRËS SË KONTROLLIT TEKNIK VLORË

NJOFTIM !

PEZULLIM I PËRKOHSHËM I SHËRBIMEVE PRANË QENDRËS SË KONTROLLIT TEKNIK VLORË

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët që për shkak të dëmtimeve të shkaktuara pranë QKT Vlorë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut përgjatë ditëve të kaluara, nga data 7 - 9 Tetor 2024, nuk do të ofrohet shërbim! 

 Duke ju falenderuar për mirëkuptimin ju bëjmë me dije që ju mund të merrni shërbim pranë QKT Fier deri në rikthimin e shërbimit.

Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Shtator 2024!

Shtator 2024, vijon të ndjekë trendin rritës të muajve pararendës! 

Sa mjete Aktive raportohen deri në Shtator 2024?

939,780 Flota e Mjeteve Aktive, +38.9% krahasuar me 2020 dhe +8.3% krahasuar me 2023.

Periudha Janar-Shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7 % e totalit janë autovetura:

+ 107% regjistrime krahasuar me Janar-Shtator 2019 dhe +36% krahasuar me Janar-Shtator 2023.

Transport, Inovacion , Siguri!

Nxitoni, nxitoni, nxitoni!

Ke një ide inovative që mund të sjellë ndryshime në fushën e transportit dhe sigurisë?

Bashkohu me ne dhe prezanto projektin tënd! Ky është momenti yt për të shkëlqyer!

SIGURIA RRUGORE: Një Përgjegjësi për Të Gjithë Ne!

SIGURIA RRUGORE: Një Përgjegjësi për Të Gjithë Ne!

 Ditën e sotme ekipi ynë udhëtoi drejt Shkollës 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela” ku realizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore.  Fëmijët mësuan mbi sinjalistikat kryesore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe si të qëndrojnë të sigurt teksa ecin në rrugë! 

Për gratë dhe vajzat, FORCA LËVIZËSE E SHOQËRISË SONË!  

Për gratë dhe vajzat, FORCA LËVIZËSE E SHOQËRISË SONË!  

 Sensibilizohemi dhe i gjendemi pranë të gjithë heroinave të heshtura, të cilat përveç sfidave të përditshmërisë mund të kenë fatin e keq të përballen me armikun e pabesë jetë marrës, kancerin e gjirit!

Çdo TETOR ROZË, sportelet e të gjithë DRSHTRR-ve qoftë meshkuj apo femra veshin ROZË për të rikujtuar se:

 Kontrollet e hershme, parandalojnë, shpëtojnë jetë;

Thirrje për të gjithë të rinjtë!

Thirrje për të gjithë të rinjtë!

Ke një ide që mund të ndikojë në zhvillimin e transportit të sigurt dhe inovativ? Ky është shansi yt! Apliko tani në konkursin “Transport, Inovacion dhe Siguri” dhe prezanto projektin tënd që mund të sjellë diçka të re.

Çfarë kërkojmë?

- Ide dhe projekte inovative që përmirësojnë transportin

Ky është momenti për të treguar se çfarë mund të arrish! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një të ardhmeje më të sigurt

Mirëpresim të gjithë talentet e reja të bëhen pjesë e këtij konkursi!

Së bashku me nxënësit e shkollës “Ramadan Kasa”, mësuam rregullat themelore të sigurisë rrugore.

Së bashku me nxënësit e shkollës “Ramadan Kasa”, mësuam rregullat themelore të sigurisë rrugore. Përvec teorisë, patëm mundësinë t’i zbatojmë këto rregulla në praktikë në cirkuitin e realizuar nga vetë ne. 

Për më tepër informacione, si dhe për të rezervuar orën edukative pranë shkollës suaj, vizitoni: siguriarrugore@dpshtrr.gov.al.

Raporti Kontrollit Teknik Janar - Shtator 2024

 Për të gjithë qytetarët e interesuar, DPSHTRR ndan të dhënat mbi shërbimin e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Shtator 2024:

Testimi i mjeteve 

 311,303 mjete të testuara, ose +10% krahasuar me Janar-Shtator 2022;

 83.3% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 36.2% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

 Mjete të ngelura në testim 

Rezervo Online Takimin në Sportel! 

Rezervo Online Takimin në Sportel! 

Shmang rradhën, lehtëso shërbimin, kurse kohën!

Keni për të kryer shërbime lidhur me mjetin tuaj? 

Nëse PO dhe vendbanimi juaj është Tiranë, Durrës apo Fier planifikoni takimin duke rezervuar paraprakisht datën dhe orën.

Si mund ta kryeni rezervimin? 

 Tetori rozë është këtu! 

 Tetori rozë është këtu! 

Gjatë këtij muaji, angazhohemi për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit. Është e rëndësishme të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të mbështesim ata që po luftojnë me këtë sëmundje. Ky muaj është një mundësi për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. 

 Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit. Prandaj, është jetike të jemi të informuar dhe të kujdesemi për shëndetin tonë. 

Transport, Inovacion, Siguri!

Hapen aplikimet!

Nxitoni të aplikoni në faqen tonë zyrtare për të paraqitur projekt-idetë tuaja!

Mos e humbisni mundësinë për të ndihmuar në krijimin e një të ardhme më të sigurt dhe inovative.

Çdo ide është e vlefshme dhe mund të bëjë ndryshimin që kërkojmë.

Të lumtur të ndajmë me ju konstatimet e vizitës sonë të fundit mbi statusin e realizimit të instalimit të Sistemeve Fotovoltaike pranë Drejtorisë Rajonale Durrës.

Të lumtur të ndajmë me ju konstatimet e vizitës sonë të fundit mbi statusin e realizimit të instalimit të Sistemeve Fotovoltaike pranë Drejtorisë Rajonale Durrës, ku i gjithë projekti i montimit dhe vënies në funksion ka përfunduar.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës prej Shtatorit operon në kushtet ku 40% e nevojave vjetore për energji elektrike do të përballohet nga prodhimi i energjisë përmes paneleve fotovoltaike. 

 Fushë-Preza mirëpriti sërish këtë fundjavë Specialistët e Administrimit pranë Drejtorive Rajonale dhe stafin e Drejtorisë së Suportit të Sistemeve, Rrjetit dhe e-Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme!

 Ndryshimet përveçse shoqërohen me përfitime mbartin edhe risqe! Të tilla janë edhe Zhvillimet në Sisteme dhe Digjitalizimi i Proceseve! Ato sjellin shumë përfitime por ndërkohë janë edhe subjekt i sulmeve të mundshme dashakeqe.

 Çfarë bëjmë ne si ent për t’i menaxhuar më mirë dhe mbajtur nën kontroll eventualitetet e mundshme që mbartin risk për sigurinë e informacionit të DPSHTRR-së? TRAJNOJMË STAFIN NË MËNYRË TË VAZHDUESHME! 

Doni të blini një automjet të ri dhe jeni në dilemë nëse do shkoni për zgjedhje ”Me djegie të brendshme” apo ”Elektrike”?

Doni të blini një automjet të ri dhe jeni në dilemë nëse do shkoni për zgjedhje ”Me djegie të brendshme” apo ”Elektrike”?

 Ne si Drejtori e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e kemi përgjigjen: “ZGJIDH ZGJUAR,ZGJIDH GREEN!”
Për më shumë se një arsye:
 Zero Emetime;
 Kosto e Ulët;
 Mirëmbajtje e Lehtë;
 Miqësorë me Mjedisin.

 Përqafoni një kulturë automotive të re në përputhje me ndryshimet klimaterike të shekullit të fundit për mirëqënien e brezave të ardhshëm!

Rezultatet e sesionit të rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

Rezultatet e sesionit të rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

 Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit;

 Përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë;

Jemi të emocionuar të shpallim se aplikimet për konkursin tonë të shumëpritur po afrohen!

Jeni gati? Edhe pak ditë na ndajnë nga hapja e aplikimeve!

Jemi të emocionuar të shpallim se aplikimet për konkursin tonë të shumëpritur po afrohen!

Bashkohuni me ne për të kontribuar në zhvillimin e transportit të sigurt dhe inovativ.

Qëndroni të informuar dhe përgatituni të aplikoni për mundësi të jashtëzakonshme!

Rikthehet Zëri Yt Dëgjohet!

Rikthehet Zëri Yt Dëgjohet!

ᴠᴇɴᴅɴᴅᴏᴅʜᴊᴀ ᴇ ᴀɴᴋᴇᴛɪᴍɪᴛ:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat

ꜰᴏᴋᴜꜱɪ ɪ ᴀɴᴋᴇᴛɪᴍɪᴛ:

 Cilësia e shërbimit pranë “Regjistrim Mjeti”

 Cilësia e shërbimit pranë “Leje Drejtimi”

 Lajme të mira nga Saranda, ku investimi më i fundit që do të prezantohet në vijim provon edhe njëherë tjetër rëndësinë e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të bashkëveprimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat, me një fokus të vetëm!

 Lajme të mira vijnë nga Saranda, ku investimi më i fundit që do të prezantohet në vijim provon edhe njëherë tjetër rëndësinë e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të bashkëveprimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat, me një fokus të vetëm: MIRËQENIEN E QYTETARËVE!

 Falë iniciativës së Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë Z. Elidon Onjea dhe bashkëpunimit të:

ARRSH Drejtoria e Rajonit Jugor, Bashkia Finiq, 

Me rikthimin në shkollë, rifillon edhe Siguria Rrugore!

Me rikthimin në shkollë, rifillon edhe Siguria Rrugore!

 Nxënësit e Shkollës “22 Tetori” ishin të parët për orët edukative të sigurisë rrugore për këtë vit të ri mësimor.

 Sot patëm kënaqësinë të ndajmë njohuri dhe këshilla të nevojshme për sigurinë rrugore ku vogëlushët mësuan rregullat themelore të qarkullimit rrugor dhe i vunë në praktikë ato në cirkuitin e organizuar nga ne.

Pages