DPSHTRR

You are here

Kujdesuni për veten dhe për ata që ju rrethojnë! 

Dilemat e fundjavës:

 Të përdorim automjetin apo të pedalojmë?

Ju zgjidhni, DPSHTRR ju rikujton:

 Nëse do ngisni AUTOMJETIN tuaj, vendosni RRIPIN E SIGURIMIT, ai SHPËTON JETË. Çdo udhëtim, qoftë i gjatë apo i shkurtër, kërkon që të jemi të mbrojtur;

️ Nëse doni të kaloni një fundjavë më aktive zgjidh BIÇIKLETËN! Pedalo në korsitë e dedikuara dhe me veshjet e pështatshme.

Këndi Statik i Sigurisë Rrugore në Vlorë mirëpriti ditën e sotme nxënësit e shkollës “Ibrahim Kushta”.

Këndi Statik i Sigurisë Rrugore në Vlorë mirëpriti ditën e sotme nxënësit e shkollës “Ibrahim Kushta”.

 Kjo qytezë e vogël e improvizuar ofron gjithcka për “qytetarët tanë të vegjël”:

 Infrastrukturë rrugore me sinjalistikë;

 Mentorim nga ekipi ynë i trajnuar mbi konceptet e Sigurisë Rrugore;

 Dashuri dhe përkushtim për të kaluar disa orë argëtuese.

 DPSHTRR prej kohësh mirëpret në ambientet e saj të punës studentë për kryerjen e praktikave mësimore!

 DPSHTRR prej kohësh mirëpret në ambientet e saj të punës studentë për kryerjen e praktikave mësimore!

 Ndihmojmë të rinjtë në vënien në zbatim të njohurive teorike të marra përgjatë ciklit të studimeve që po ndjekin;

 Ndihmojmë studentët në evidentimin e fushës së tyre të ekspertizës për zhvillimin e karrierës profesionale;

 Evidentojmë talentet e reja;

 Ofrojmë mundësi punësimi pranë strukturave tona vakante.

 Thirrja e fundit për aplikim në konkursin "Transport, Inovacion, Siguri" 

 Thirrja e fundit për aplikim në konkursin "Transport, Inovacion, Siguri" 

Për shkak të kërkesave të shumta vendosëm të shtynim afatin për aplikim me një ditë për t'ju ofruar mundësinë e pjesëmarrjes në konkurs!

DPSHTRR inkurajon të gjithë ata të rinj që stepen për të shprehur idetë e tyre inovative:

 Mos e li idenë tënde të arkivuar në memorien e PC-së tënde!

 Realizojmë takime të vijueshme me përfaqësues nga Drejtoritë tona Rajonale, ku përmes ndarjes së përshtypjeve, problematikave, sugjerimeve bëjmë të mundur ruajtjen e karakteristikave të një shërbimi cilësor!

Komponentët e një shërbimi cilësor janë:

 Fokusi tek qytetari;

 Standardizimi i shërbimit;

 Matje e vazhdueshme e performancës;

 Kapital Human i dëgjuar, i trajnuar dhe i motivuar.

 Realizojmë takime të vijueshme me përfaqësues nga Drejtoritë tona Rajonale, ku përmes ndarjes së përshtypjeve, problematikave, sugjerimeve bëjmë të mundur ruajtjen e karakteristikave të një shërbimi cilësor!

Ndalesa e rradhës e "Zëri Yt Dëgjohet": Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë 

Ndalesa e rradhës e "Zëri Yt Dëgjohet": Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë 

 Falenderojmë të gjithë qytetarët për qasjen pozitive dhe bashkëpunuese ndaj anketimit tonë mbi cilësinë e shërbimit të marrë pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale! Të gjithë bashkë mund të realizojmë ndryshime me impakt për shoqërinë, ndaj për ne zëri juaj ka vlerë!

 Nëse ke një kritikë, opinion apo sugjerim: NDAJE ME NE!

Jeni duke menduar të blini një mjet jashtë Republikës së Shqipërisë, por nuk keni informacion mbi hapat që duhet të ndiqni përpara se të importoni mjetin? 

Jeni duke menduar të blini një mjet jashtë Republikës së Shqipërisë, por nuk keni informacion mbi hapat që duhet të ndiqni përpara se të importoni mjetin? 

 DPSHTRR është këtu për t’ju ardhur në ndihmë mbi çdo paqartësi tuajën.

DPSHTRR ka zgjedhur të jetë protagonist në formimin e qytetarëve të ardhshëm që në hapat e parë të jetës së tyre! 

DPSHTRR ka zgjedhur të jetë protagonist në formimin e qytetarëve të ardhshëm që në hapat e parë të jetës së tyre! 

 Ekipi ynë i sigurisë rrugore kaloi një ditë fantastike pranë shkollës “Protagonistet” në Tiranë!

Fëmijët patën mundësinë të mësojnë rreth rregullave kryesore të qarkullimit rrugor, duke kuptuar rëndësinë e përdorimit të jelekëve dhe kokoreve.

Projektet, përfshirja rinore, idetë e reja në funksion të prosperitetit bëjnë gjithnjë jehonë! 

Projektet, përfshirja rinore, idetë e reja në funksion të prosperitetit bëjnë gjithnjë jehonë! 

Përfaqësues i DPSHTRR, Këshilltari Z.Erald Totri, në studion e Radio Travel, për të prezantuar qëllimin dhe impaktin e pritur të projektit “Transport, Inovacion dhe Siguri” për përmirësimin e sektorit të transportit rrugor.

 Për më shumë ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë!

Për vitin e 3 rradhazi Old Cars Club nga Bari i Italisë do të jetë pjesë e Automotive Fair Albania.

Takime konstruktive për evente të magjishme! 

Për vitin e 3 rradhazi Old Cars Club nga Bari i Italisë do të jetë pjesë e Automotive Fair Albania duke sjellë në vendin tonë disa nga copëzat historike më të rëndësishme përsa i përket automobilizmit.  Gjatë pjesëmarrjes së Retro Albania në Auto e Moto d'Epoca në Bolonja, të dy skuadrat, Retro Albania dhe Old Cars Club Bari, diskutuan detajet të cilat do të jetëzohen në edicionin e ardhshëm të AFA, i cili do të jetë akoma edhe më magjik se dy edicionet e tij të para.

 Përdor kokoren, qëndro i sigurt!

 Përdor kokoren, qëndro i sigurt!

 Kokoret na shpëtojnë jetën! Sigurohuni që ta vishni gjithmonë gjatë udhëtimeve me motor apo biçikletë. 

 Kujdesu për sigurinë tënde dhe të tjerëve!

Këtë herë ekipi ynë i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Fierit në Shkollën 9-vjeçare jo publike “Flatrat e Dijes”. 

Këtë herë ekipi ynë i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Fierit në Shkollën 9-vjeçare jo publike “Flatrat e Dijes”. 

Jo përmes flatrave por përmes tabelave të sinjalistikës dhe cirkuitit të improvizuar ndamë dije dhe zhvilluam aktivitete edukative ku nxënësit mësuan rregullat bazë të kalimit të rrugës, shenjat e trafikut dhe rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit. 

Bashkë, punojmë për të mundësuar rrugë më të sigurta për të gjithë! 

Vijon dita e dytë e Panairit “Auto e Moto D’Epoca” nën sloganin: “Tanti Cuori Che Battono Insieme ai Motori!” 

Vijon dita e dytë e Panairit “Auto e Moto D’Epoca” nën sloganin: “Tanti Cuori Che Battono Insieme ai Motori!” 

 Falenderojmë ASI Solidale për ftesën në takimin organizuar mbi rëndësinë e trashëgimisë automotive dhe dëgjesat mbi historikun e 7,000 mjeteve historike të ekspozuara.

 Si pjesë e familjes së madhe FIVA, kurdoherë ndihemi si në shtëpi dhe vlerësojmë mundësinë që i është ofruar Automotorizimit Shqiptar për të marrë eksperiencën ekselente nga më të mirët!

Rivlerësim Leje Drejtimi

 Rezultatet e sesionit të rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit! 

 Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit;

 Përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë;

 Ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi 13 km nga Qyteti i Korçës, në Maliq pranë Shkollës 9-vjeçare publike “Agimi”.

 Ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi 13 km nga Qyteti i Korçës, në Maliq pranë Shkollës 9-vjeçare publike “Agimi”.

 Qytete të vogla me fëmijë të vegjël me dëshira të mëdha dhe dedikim për një të ardhme më të ndritur, ku nuk lënë pas edhe njohuritë për qytetarë të përgjegjshëm të së ardhmes në qarkullimin rrugor.

 Keni blerë një mjet të ri/0 km të paregjistruar më parë brenda apo jashtë vendit dhe nuk dini si të veproni me regjistrimin e tij? 

 Keni blerë një mjet të ri/0 km të paregjistruar më parë brenda apo jashtë vendit dhe nuk dini si të veproni me regjistrimin e tij? 

 Sigurohuni fillimisht që mjeti juaj përmbush kriteret e e kategorive mjedisore EURO 5 ose EURO 6 (sipas VKM-së Nr. 633).

 Paraqituni në Drejtorinë Rajonale të qytetit ku keni vendbanimin sëbashku me mjetin tuaj.

 Pajisuni me Certifikatën e Kontrollit Fizik.

Cilat dokumente duhet të kem me vete?

 Dokument identifikimi;

 Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, i vlefshëm;

Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës me ambiente dinjitoze shërbimi dhe pune! 

Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës me ambiente dinjitoze shërbimi dhe pune! 

 Të lumtur të prezantojmë përfundimin e një tjetër investimi të rëndësishëm për infrastrukturën e shërbimit të ndërmarrë nga DPSHTRR. Qendra e Kontrollit Teknik Durrës tanimë do të ofrojë një eksperiencë ndryshe shërbimi përmes infrastrukturës moderne, mobilimit të standardizuar në raport me të gjitha QKT-të në rang vendi dhe efikase për qytetarët.

Mirëmëngjes nga DPSHTRR

Mirëmëngjes nga DPSHTRR

Sot është e hënë, dhe DPSHTRR ofron shërbim në të gjitha rajonalet e saj në fashën orare: 08:00 - 19:00.

 Individ, Person Fizik apo Juridik 

DPSHTRR ju këshillon: 

 Kryeni kontrollet periodike të mjetit tuaj;

Maratona e Tiranës 2024 

Maratona e Tiranës 2024 

 Për të pestin vit rradhazi DPSHTRR pjesë e eventit që bën bashkë të gjithë ata që e duan dhe promovojnë jetën e shëndetshme pranë aktivitetit sportiv!

 42 km, 21 km, 10 km apo 2.3 km të gjithë bashkë për një qëllim: Jetë e shëndetshme!

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore zhvilloi orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Lekaj” për t’i mësuar rregullat kryesore të sigurisë rrugore.

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore zhvilloi orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Lekaj” për t’i mësuar rregullat kryesore të sigurisë rrugore.

Si pedalues, këmbësorë ose shoferë të ardhshëm, është thelbësore që të njohim rregullat kryesore që në moshë të vogël.

Çdo ditë është ROZË, Tetori na e kujton këtë gjë!

Çdo ditë është ROZË, Tetori na e kujton këtë gjë!

ROZË për të gjitha ato që po luftojnë!

ROZË për të gjitha ato që kanë fituar betejat!

ROZË për të gjitha ato që luftuan fort por nuk ja dolën!

 Duaje jetën, parandalo përmes kontrolleve të hershme!

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” Përgjegjësi i Sektorit të Testimeve, pranë Drejtorisë së Drejtuesëve të Mjetit në DPSHTRR.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” Përgjegjësi i Sektorit të Testimeve, pranë Drejtorisë së Drejtuesëve të Mjetit në DPSHTRR për të diskutuar mbi sfidat e qarkullimit rrugor, shkeljeve dhe masave shtrënguese që ndërmerren për të edukuar dhe sensibilizuar drejtuesit e mjetit.

Një ditë fantastike në shkollën 9-vjeçare ‘’Gustav Mayer’’, ku zhvilluam një orë edukative për sigurinë rrugore me nxënësit e klasave të 3-ta! 

Një ditë fantastike në shkollën 9-vjeçare ‘’Gustav Mayer’’, ku zhvilluam një orë edukative për sigurinë rrugore me nxënësit e klasave të 3-ta! 

Fëmijët patën mundësinë të mësojnë rregullat e sigurisë në rrugë dhe mënyrat më të mira për t’u sjellë të sigurt gjatë kalimeve në rrugë. Pas teorisë, ata i vunë në praktikë njohuritë e reja në një qark të posaçëm të sigurisë rrugore. 

Raporti i shërbimeve për periudhën Janar - Shtator 2024.

 Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën Janar - Shtator 2024

 Rritja e të ardhurave të realizuara me 138% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim:

ANALIZË E ECURISË SË SHËRBIMEVE 

 2,450,353 totali i shërbimeve të ofruara, ose 63% më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2019;

Apliko tani dhe përjeto një botë plot mundësi.

Shumë pak ditë kanë mbetur!

Apliko tani dhe përjeto një botë plot mundësi

 Afati i fundit: 30/10/2024.

Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme!

 Këtë të shtunë, në ambientet e Kryeministrisë, DPSHTRR së bashku me COD - Center For Openness And Dialogue, do të organizojnë një aktivitet të veçantë për të gjithë ju! 

E shtuna në COD! 

 Këtë të shtunë, në ambientet e Kryeministrisë, DPSHTRR së bashku me COD - Center For Openness And Dialogue, do të organizojnë një aktivitet të veçantë për të gjithë ju! 

Ata do të mësojnë rregullat e sjelljes dhe si të ecin të sigurt në rrugë, duke marrë informacion të rëndësishëm për sigurinë e tyre. Ejani të bashkohemi për një përvojë edukative dhe argëtuese që do t’i ndihmojë fëmijët të lëvizin me siguri në rrugë! 

Pages