Raporti i regjistrimit të mjeteve për periudhën Janar - Mars 2025

You are here

 Ndajmë me ju statistikat mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar-Mars 2025!

Periudha Janar-Mars 2025 raporton 20,371 mjete të regjistruara ndër të cilat 82% e totalit janë autovetura, + 41% regjistrime krahasuar me Janar-Mars 2019.

Lista kryesuese e origjinës së mjeteve: 

 Republika e Koresë me 29%;

 Gjermania me 16.7%;

 Italia me 15.3%;

 Zvicra me 8.1%;

 Kina me 7%;

 SHBA me 6.9%.

Rinovohet flota me 2,869 mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite për periudhën Janar - Mars 2025, +36% regjistrime krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023.

Janar - Mars 2025 numëron 1,875 çregjistrime të përhershme, +12% krahasuar me 2024.

 DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues:

 Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;

 Kryeni kontrollet periodike të mjetit;

 Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga