RRUGË E RRËSHQITSHME 

You are here

RRUGË E RRËSHQITSHME 

 Ky sinjal njofton një pjesë rruge të rrëshqitshme, për shkak të pranisë së ujit, baltës, dëborës, akullit apo papastërtive të tjera në asfalt. Në mënyrë që të shmangni humbjen e kontrollit të mjetit, në prani të këtij sinjali duhet të ulni shpejtësinë dhe të evitoni manovrat e menjëhershme.

 Hapësira e frenimit mund të rritet, për shkak të uljes së fërkimit të gomave me sipërfaqen e asfaltit.

 Parakalimi është i lejuar në këtë pjesë të rrugës, por duke treguar kujdes më të madh. Ky sinjal mund të shoqërohet me panele plotësuese, që tregojnë shkaktarin e rrezikut dhe shtrirjen e pjesës së rrezikshme të rrugës


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga