DPSHTRR MUNDËSON PROCEDURË TË LEHTËSUAR PËR NDRYSHIMET KONSTRUKTIVE TË MJETEVE, GJITHCKA PËRMES APLIKIMIT ONLINE!

You are here

 DPSHTRR MUNDËSON PROCEDURË TË LEHTËSUAR PËR NDRYSHIMET KONSTRUKTIVE TË MJETEVE, GJITHCKA PËRMES APLIKIMIT ONLINE!

 Cilat kategorizohen si ndryshime me procedurë të lehtësuar?

Kategorizohen me procedurë të lehtësuar ato ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale që nuk kanë nevojë për ndërhyrje mekanike.

 Ndryshimi i ngjyrës së mjetit.

 Ndryshimi i numrit të vendeve nga 7 në 5.

 Ndryshimi i gomave të mjetit.

 Veshje me adesiv.

 Ndryshim i destinacionit, heqja e sistemit ndihmës (pedalet), në mjetet autoshkollë.

 Ndryshim destinacioni, heqja e sistemit ndihmës tek mjetet e përshtatura për t’u drejtuar nga persona me aftësi të kufizuara.

 Ndryshime të tjera.

APLIKONI ONLINE  

Drejtohuni në faqen zyrtare të DPSHTRR-së në hapësirën “Ndryshime Konstruktive” për t’u informuar mbi aplikimin dhe kategorizimin e ndryshimeve: https://www.dpshtrr.al/.../vetedeklaro-kerkesen-te-kryer...

Brenda 2 ditëve punë ju do të kontaktoheni përmes e-mail që keni kryer aplikimin.

AZHURNONI TË DHËNAT NË DRSHTRR 

Pas miratimit dhe ndryshimeve kryeni azhurnimin drejtpërdrejt në DRSHTRR-në përkatëse.

TARIFA E APLIKIMIT PËR NDRYSHIM KONSTRUKTIV: 1,000 LEKË (Pagesa kryhet në momentin e paraqitjes në DRSHTRR)

Kujdes 

Aplikohen PENALITETE në rastet e kryerjes së ndryshimeve pa miratim paraprak nga DPSHTRR.

 RIKUJTOJMË dhe UDHËZOJMË të gjithë poseduesit e mjeteve motorikë sesi të kryejnë aplikim për Ndryshime Konstruktive me procedurë të lehtësuar!

 JO ndryshimeve të karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit pa kërkesën dhe miratimin paraprak përkatës nga DPSHTRR!

Për çdo informacion të mëtejshëm mos hezitoni të na kontaktoni:

 +355688015833

 dpshtrr@dpshtrr.gov.al

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”