DPSHTRR

You are here

 Sot patëm kënaqësinë të ishim pranë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kosova”, ku zhvilluam aktivitetin ndërgjegjësues për sigurinë rrugore! 

 Sot patëm kënaqësinë të ishim pranë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kosova”, ku zhvilluam aktivitetin ndërgjegjësues për sigurinë rrugore! 

Përmes lojërave interaktive, fëmijët u angazhuan me entuziazëm duke mësuar rregullat bazë të qarkullimit në mënyrë zbavitëse dhe edukative. 

Argëtimi dhe edukimi ecin dorë për dore – dhe këtë e dëshmuan fytyrat e vogëlushëve gjatë aktivitetit! 

Përfaqësues të Shqipërisë në Vizitën Studimore për ERRU dhe IMI në Bruksel.

Përfaqësues të Shqipërisë në Vizitën Studimore për ERRU dhe IMI në Bruksel.
Ditën e djeshme një delegacion nga Shqipëria, i përbërë nga znj. Zamira Tutulani (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), znj. Jonida Dhana (DPSHTRR) dhe z. Ardit Murati (ANALTIR), mori pjesë në një vizitë studimore në Bruksel, të organizuar nga Transport Community.​

DPSHTRR vijon me përkushtim organizimin e trajnimeve për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit!

DPSHTRR vijon me përkushtim organizimin e trajnimeve për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit!

 Në kuadër të angazhimit në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, pranë ambienteve të DPA u zhvillua pjesa e rradhës e trajnimit mbi Standardin ISO 17024:2012, me fokus të veçantë mbi lëshimin e dëshmive si dhe kërkesa të përgjithshme për trupat të cilët kryejnë vlerësimin e njohurive të aplikantëve.

Jo kohë fizike e mjaftueshme për të kryer Kontrollin Fizik të flotës suaj?

Jo kohë fizike e mjaftueshme për të kryer Kontrollin Fizik dhe Teknik të flotës suaj?
 Vijmë pranë jush me Easy-Check!
Subjekt apo Konçensionarë tregtues mjetesh që ushtroni veprimtari në Tiranë ose Durrës, Kontrolli Fizik vjen pranë jush me një aplikim!
 Kushti: Minimumi 5 mjete të cilat duhet të marrin shërbim.
 Kosto totale e shërbimit: 3,000 Lekë/mjet.
 Për informacione më të detajuara ju lutem të ndiqni:

 22 Prill - Dita Ndërkombëtare e Tokës

 22 Prill - Dita Ndërkombëtare e Tokës

TOKA është shtëpia e madhe e të gjithë komunitetit mbarë në botë ndaj duhet të kujdesemi për të!

Le të jemi të gjthë bashkë për:

 Më shumë energji të rinovueshme ;

 Më shumë mjete elektrike dhe hibride dhe më pak me djegie të brendshme;

 Më shumë hapësira të gjelbërta e më pak ndotje;

 Çdo javë në qytete të ndryshme me Këndin Lëvizës të Sigurisë Rrugore!

 Çdo javë në qytete të ndryshme me Këndin Lëvizës të Sigurisë Rrugore!

 Fotoalbumi nga aktiviteti edukativ i Sigurisë Rrugore me vogëlushët e Fierit! 

Mësojmë rregullat, sinjalistikën, sjelljen e sigurt në rrugë, situata praktike, simulime, pedalim, kalim në vendet e duhura dhe ilustrime të bukura! 

Për më shumë informacion:

Rimarje Leje Drejtimi

U realizua sesioni i rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

Ndajmë me ju rezultatet e këtij sesioni:

 Riregjistrime - 52 kandidatë;

 Prezent - 32 kandidatë;

 Fitues - 8 kandidatë.

Nga fillimi i fushatës Qershor 2022, raportohet:

 Riregjistrime në Autoshkollë - 1,994 kandidatë;

 Gëzuar për jetë e mot Pashkët!

Drejtoria e Përgithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët Katolikë dhe Ortodoksë:

 "Gëzuar për jetë e mot Pashkët!" 

Ju urojmë prosperitet, ditë të mbushura me lumturi dhe harmoni!

Sinjalet Rrugore

FËMIJË

 Ku e ndeshim?

Ky sinjal vertikal rreziku vendoset, si rregull, në rrugë interurbane, 150 metra përpara vendit ku mund të lëvizin fëmijë.

 Në rrugët urbane, sinjali mund të gjendet pranë mjediseve që frekuentohen nga fëmijët, si për shembull, shkolla, kopshte, kënde lojërash, etj. Në prani të këtij sinjali duhet të ulni shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të ndaleni.

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët që në datën 21 Prill 2025, në zbatim të kalendarit të festave zyrtare nuk do të ofrohet shërbim në sportelet e Drejtorive Rajonale!

NJOFTIM!

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët që në datën 21 Prill 2025, në zbatim të kalendarit të festave zyrtare nuk do të ofrohet shërbim në sportelet e Drejtorive Rajonale!

Shërbimi rifillon në të gjitha Drejtoritë Rajonale:

 Datë: 22 Prill

 Orari: 08:00 - 19:00

Një ditë e veçantë dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë në rrugë, së bashku me fëmijët dhe ekipin e Sigurisë Rrugore!

Një ditë e veçantë dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë në rrugë, së bashku me fëmijët dhe ekipin e Sigurisë Rrugore!

Bashkë me vogëlushët, në sheshin Europa, do të zhvillojmë aktivitete praktike, lojëra edukative dhe mësime të rëndësishme për lëvizjen e sigurt në rrugë.

Sepse fëmijët janë e ardhmja dhe edukimi fillon që në fëmijëri! 

DPSHTRR angazhohet për ofrimin e shërbimeve me standarde të larta cilësie, duke u fokusuar në ruajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tyre për t’iu përshtatur nevojave në ndryshim.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) angazhohet për ofrimin e shërbimeve me standarde të larta cilësie, duke u fokusuar në ruajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tyre për t’iu përshtatur nevojave në ndryshim.

Në kuadër të këtyre objektivave, realizojmë trajnime periodize për stafin, me qëllim rritjen e kompetencës dhe efikasitetit të shërbimeve tona. 

Pranë ambienteve të Qendrës së Kontrollit Teknik Tirana 2 u mbajt trajnimi mbi:

NDRYSHIMI KONSTRUKTIV I MJETIT TUAJ, KALON MË PARË PRANË DPSHTRR! 

NDRYSHIMI KONSTRUKTIV I MJETIT TUAJ, KALON MË PARË PRANË DPSHTRR! 

Apliko pranë DPSHTRR, ONLINE dhe më pas vijo me ndryshimet:

Fieri kthehet në qytetin e nostalgjisë me ekspozitën më të bukur të makinave retro! 

Fieri kthehet në qytetin e nostalgjisë me ekspozitën më të bukur të makinave retro! 

Sheshi “Europa” do të pushtohet nga ngjyrat, stili dhe sharmi i kohëve të arta.

Muzikë për shpirtin, atmosferë festive dhe emocione për të gjitha moshat.

 21 Prill

 Sheshi Europa

Ju mirëpresim!

Raporti mjeteve Green për periudhën Janar - Mars 2025

 Mjetet GREEN vijojnë të rrisin bindshëm dominancën e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri!

Ndajmë me ju statistikat për Janar-Mars 2025:

Mjete All-Electric 

 980 Mjete All-Electric të regjistruara ose 55% më shumë krahasuar me Janar-Mars 2024;

 33% e mjeteve me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë All-Electric;

Për ata që parashikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, DPSHTRR është këtu për t’ju rikujtuar mbi dokumentat që duhet të keni me vete për të shmangur të papriturat e mundshme:

Për ata që parashikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, DPSHTRR është këtu për t’ju rikujtuar mbi dokumentat që duhet të keni me vete për të shmangur të papriturat e mundshme:

 Leje Qarkullimi Mjeti shqiptare dhe ndërkombëtare (vetëm për ato mjete që nuk janë pajisur me modelin e ri të lejes së qarkullimit - modeli i ri eliminon nevojën e lejes ndërkombëtare të qarkullimit, të mjetit), të vlefshme;

Raporti i regjistrimit të mjeteve për periudhën Janar - Mars 2025

 Ndajmë me ju statistikat mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar-Mars 2025!

Periudha Janar-Mars 2025 raporton 20,371 mjete të regjistruara ndër të cilat 82% e totalit janë autovetura, + 41% regjistrime krahasuar me Janar-Mars 2019.

Lista kryesuese e origjinës së mjeteve: 

 Republika e Koresë me 29%;

 Gjermania me 16.7%;

 Italia me 15.3%;

 DPSHTRR organizon trajnime të vazhdueshme me qëllim ruajtjen e standartit të ofrimit të shërbimit dhe përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të saj!

 DPSHTRR organizon trajnime të vazhdueshme me qëllim ruajtjen e standartit të ofrimit të shërbimit dhe përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të saj!

 Pranë ambienteve të DPA u mbajt trajnimi mbi Standardin ISO 17020:2012 “Vlerësimi i konformitetit - Kërkesat për funksionimin e llojeve të ndryshme të organeve që kryejnë inspektimin” me pjesëmarrje nga stafi i DPSHTRR dhe DRSHTRR me qëllim njohjen e funksionaliteteve të Standardit.

 As we rewind to the unforgettable days of the Automotive Fair Albania – 3rd Edition, one highlight we just can’t get out of our minds is the marvelous debut of Old Cars Club Bari at the Tirana Grand Prix! 

 As we rewind to the unforgettable days of the Automotive Fair Albania – 3rd Edition, one highlight we just can’t get out of our minds is the marvelous debut of Old Cars Club Bari at the Tirana Grand Prix! 

Their presence brought incredible energy, elegance, and passion for classic cars to the streets of Tirana. What a ride! 

A heartfelt thank you to all the participants who made this event unforgettable — and special congratulations to the three top winners who truly stole the show! 

 THANK YOU TO OUR SPONSORS! 

 THANK YOU TO OUR SPONSORS! 

As we wrap up the third edition of Automotive Fair Albania, we want to take a moment to show our deepest appreciation to the incredible sponsors who made this event possible. 

 A big thankyou to:

 Credins Bank

 Esp & Oil

 Abi Bank

 Auto Master

 Elite Dental

I ftuar në studion e RTSH Drejtori i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve Z.Arben Progni mbi informacionet më të reja mbi efektivitetin e kontrollit teknik dhe trendin e rinovimit të flotës me mjete të gjeneratës së fundit.

Një ndër komponentët kryesorë të një sistemi rrugor të sigurt janë mjetet rrugore me moshë të re me parametra teknike optimal!

 I ftuar në studion e RTSH në emisionin “Ne dhe ekonomia”, Drejtori i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve Z.Arben Progni ndau me publikun informacionet më të reja mbi efektivitetin e kontrollit teknik dhe trendin e rinovimit të flotës me mjete të gjeneratës së fundit.

 Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore vizitoi sot shkollën “Qemal Mici” në Durrës!

 Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore vizitoi sot shkollën “Qemal Mici” në Durrës!

 Fëmijët patën mundësinë të mësojnë mbi rregullat e qarkullimit rrugor përmes lojërave dhe aktiviteteve zbavitëse. 

Mësimi bëhet shumë më i lehtë dhe më i bukur kur shoqërohet me argëtim dhe këtë e përjetuam sot në çdo buzëqeshje të fëmijëve! 

 Dëshironi të errësoni xhamat por nuk keni informacion mbi nivelet e lejuara të errësimit?

 Dëshironi të errësoni xhamat por nuk keni informacion mbi nivelet e lejuara të errësimit?

 Një xham do të konsiderohet i errësuar në rast se Tejçueshmëria e Dritës (TD) është më pak se 70%!

Nivelet e lejuara të errësimit të xhamave:

 Xhamat e përparmë anësorë, të drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit.

Nivel tejçueshmërie drite (TD) jo më pak se 50%.

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore është rikthyer sërish për të vijuar me orët edukative nëpër shkolla! 

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore është rikthyer sërish për të vijuar me orët edukative nëpër shkolla! 

Sot ndalesa jonë ishte Deutsch-Albanische Schule, ku nxënësit u angazhuan me shumë entuziazëm për të mësuar më shumë rreth rregullave të sigurisë rrugore dhe sjelljes së përgjegjshme në trafik.

Faleminderit stafit dhe nxënësve për mikpritjen dhe bashkëpunimin! 

Raporti i Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Mars 2025

 Janar-Mars 2025 ndan të dhënat në vijim mbi shërbimin e Kontrollit Teknik: 

Testimi i mjeteve  

 60,225 mjete të testuara;

 87.72% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 35.8% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Mjete të ngelura në testim 

—> 17,379 mjete kanë ngelur në testim ose 29% e totalit të mjeteve.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë koleksionistët e apasionuar të makinave RETRO që u bënë pjesë në Automotive Fair Albania!

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë koleksionistët e apasionuar të makinave RETRO që u bënë pjesë në Automotive Fair Albania!

Me prezencën e tyre dhe me këto makina unike plot histori e stil, i dhanë një tjetër shkëlqim këtij panairi dhe na kujtuan bukurinë e së shkuarës në botën e automobilizmit.

Faleminderit që ndani me ne pasionin dhe kujdesin tuaj për këto ikona të rralla – prezenca juaj e bëri këtë event edhe më të veçantë! 

RRUGË E RRËSHQITSHME 

RRUGË E RRËSHQITSHME 

 Ky sinjal njofton një pjesë rruge të rrëshqitshme, për shkak të pranisë së ujit, baltës, dëborës, akullit apo papastërtive të tjera në asfalt. Në mënyrë që të shmangni humbjen e kontrollit të mjetit, në prani të këtij sinjali duhet të ulni shpejtësinë dhe të evitoni manovrat e menjëhershme.

 Hapësira e frenimit mund të rritet, për shkak të uljes së fërkimit të gomave me sipërfaqen e asfaltit.

Pages