DPSHTRR

You are here

 A e keni marrë edhe ju këtë mesazh?

 A e keni marrë edhe ju këtë mesazh?

“I nderuar qytetar! Ju mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale për tërheqjen e lejes tuaj të drejtimit. Faleminderit, DPSHTRR!”

 Brenda 365 ditëve të fundit – janë dërguar 107,088 mesazhe nga Drejtoria e Drejtuesve të Mjeteve për njoftimin e mbërritjes së Lejes së Drejtimit në sportel!

 Shërbim më i shpejtë, komunikim më i qartë – për një përvojë më të lehtë për qytetarët!

Rimarje Leje Drejtimi

 U realizua sesioni i rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

Ndajmë me ju rezultatet e këtij sesioni:

 Riregjistrime - 44 kandidatë;

 Prezent - 29 kandidatë;

 Fitues - 4 kandidatë.

Nga fillimi i fushatës Qershor 2022, raportohet:

 Riregjistrime në Autoshkollë - 2,248 kandidatë;

 Rifitues Leje Drejtimi - 301 qytetarë ose 13.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

Mbani në vëmendje:

 Gati për një kujtim unik nga Vespa Parade Tirana?

 Gati për një kujtim unik nga Vespa Parade Tirana?

 Na u bashkoni në Punishten e Targave Suvenir dhe krijoni targën tuaj të personalizuar!

 12 Korrik | Sheshi “Skënderbej”

 Edicioni i 12-të i një parade që nuk duhet humbur!

 Modernizim dhe standarde të reja pune në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimit të DPSHTRR-së!

 Modernizim dhe standarde të reja pune në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimit të DPSHTRR-së!

Pas transferimit në ambientet e reja, Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimit operon tashmë në kushte optimale pune dhe me infrastrukturë të përmirësuar.

 Makineritë e vjetra janë zëvendësuar me teknologji bashkëkohore që

 Garantojnë cilësi të lartë prodhimi;

 Rrisin kapacitetin ditor të prodhimit;

 Vijon angazhimi për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor!

 Vijon angazhimi për modernizimin e transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor!

 Pas takimit të parë për liberalizimin e tregut rrugor në rajon, përfaqësues nga DPSHTRR, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe ANALTIR morën pjesë edhe në diskutimet për krijimin e Regjistrit të Ndërmarrjeve të Transportit Rrugor për Ballkanin Perëndimor (WBRRU).

Ky regjistër synon krijimin e një baze të përbashkët dhe të standardizuar për operatorët rrugorë në të gjitha vendet e rajonit.

Fushatë Sensibilizuese - Siguri Rrugore

Nuk mjafton të duash motorin, duhet të dish edhe si ta drejtosh atë.

Njohja e rregullave të qarkullimit, përdorimi i duhur i pajisjeve mbrojtëse dhe trajnimi praktik janë thelbësore për jetën tënde dhe të tjerëve në rrugë.

 Mëso që të mos gabosh.

 Qytetari, është prioritet dhe përgjegjësi!

 Qytetari, është prioritet dhe përgjegjësi!

Shërbimi, cilësia e tij, konsistenca e ofrimit në kohë janë objektiv i vijueshëm!

 Falenderojmë qytetarët pranë DRSHTRR Tiranë dhe Durrës që na kushtuan kohë dhe ndanë eksperiencën dhe përshtypjet e tyre me ne!

 E keni humbur Lejen e Drejtimit gjatë pushimeve në plazh?

 E keni humbur Lejen e Drejtimit gjatë pushimeve në plazh?

Mos humbni kohë – veproni menjëherë! Ngarja e mjetit pa Leje Drejtimi përbën shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 Ja si të veproni:

 Aplikoni menjëherë në e-Albania për “Deklarimin e humbjes së dokumenteve të ndryshme”:

 Është gjithmonë kënaqësi të zotërosh diçka unike, atë që të tjerët nuk e kanë!

 Është gjithmonë kënaqësi të zotërosh diçka unike – atë që të tjerët nuk e kanë!

Targat Jashtë Radhe me Përzgjedhje janë ndër më të kërkuarat që nga momenti i prezantimit të tyre dhe vazhdojnë të jenë të preferuara në çdo sezon!

 Ju informojmë se shkronjat fundore të mundshme për automjete variojnë nga AB ### UN deri në AC ### ZZ – pjesën tjetër e vendosni ju!

 E hëna sjell fillime të reja!

 E hëna sjell fillime të reja!

Po planifikoni vizitën tuaj pranë Drejtorive Rajonale të DPSHTRR?

 Ja çfarë duhet të dini:

Dikur ishin krenaria e rrugëve, sot janë pasuri kulturore me vlerë historike. 

Dikur ishin krenaria e rrugëve, sot janë pasuri kulturore me vlerë historike. 

Këtë javë, Komisioni Retro ka përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm për të njohur dhe certifikuar mjetet me statusin Retro.

Mjetet që u paraqitën dhe u vlerësuan këtë javë janë:

1.  1939 Moto Guzzi GTV 500

2.  1984 Mercedes-Benz W123 300D

3.  1966 Ford Mustang

 Të shohësh dhe të perceptosh botën përmes fëmijëve duhet të jetë një objektiv i pandryshueshëm!

 Të shohësh dhe të perceptosh botën përmes fëmijëve duhet të jetë një objektiv i pandryshueshëm!

Sot ambientet e DPSHTRRR gulçisnin nga zërat dhe të qeshurat e fëmijëve!

Në kuadër të iniciativës “Fëmijët në Punë”, punonjësit tanë sollën të vegjlit e tyre për të ndarë me ta një pjesë të ditës dhe për t’u treguar se çfarë bëjnë prindërit çdo ditë. 

Ishte një ditë ndryshe, e mbushur me aktivitete, lojëra dhe momente të veçanta që na kujtuan sa e rëndësishme është të ndërtojmë ura midis familjes dhe vendit të punës. 

TË JESH GREEN nuk është më thjesht një trend për DPSHTRR, por një detyrë e përbashkët për çdo individ.

 “TË JESH GREEN nuk është më thjesht një trend për DPSHTRR, por një detyrë e përbashkët për çdo individ. Ky angazhim reflektohet në përpjekjet për të reduktuar ndikimet negative mbi natyrën, duke ofruar gjithashtu mundësinë e kursimit të konsiderueshëm të burimeve dhe financave.”

Kalendari ynë GREEN shënon disa momente të rëndësishme për Drejtoritë Rajonale të cilat i ndajmë me ju:

 Thirrja jonë për Kontrollin Teknik mbetet e pandryshuar:

 Thirrja jonë për Kontrollin Teknik mbetet e pandryshuar:

Rezervo takimin online, sidomos gjatë verës kur fluksi i kërkesave është më i lartë dhe oraret mbyllen shpejt!

Ju e dini tashmë procedurën:

 Hyni në e-Albania.

 Zgjidhni shërbimin “Rezervim për Kontrollin Teknik të Mjetit”.

 Shkarkoni njoftimin e konfirmimit në e-mailin tuaj.

 Në kuadër të Javës së Administratës Publike, DPSHTRR organizon aktivitetin “Merr Fëmijët në Punë”.

 Në kuadër të Javës së Administratës Publike, DPSHTRR organizon aktivitetin “Merr Fëmijët në Punë”, më datë 4 Korrik, një ditë ndryshe dhe plot buzëqeshje për fëmijët e punonjësve tanë!

 Në këtë ditë të veçantë, zyrat tona hapin dyert për më të vegjlit, të cilët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ambientin e punës së prindërve të tyre, të përfshihen në aktivitete edukative, zbavitëse dhe të frymëzohen për të ardhmen!

 “SIGURIA RRUGORE” është një nga projektet më të dashura të DPSHTRR-së.

 “SIGURIA RRUGORE” është një nga projektet më të dashura të DPSHTRR-së – një mision me rëndësi jetike për komunitetin dhe për të ardhmen e fëmijëve që nesër do të jenë drejtuesit e mjeteve rrugore!

 Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, raportohen:

 633 fëmijë pjesëmarrës në:

 FUSHATËN EDUKATIVE PËRMES ORËVE TË EDUKIMIT NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE TË SHQIPËRISË

 Së bashku me zhvillimin e sektorit automotiv përparohen edhe sfidat që organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare ndërmarrin përmes iniciativave të ndryshme mbi përmirësimin e sigurisë rrugore globale!

 Së bashku me zhvillimin e sektorit automotiv përparohen edhe sfidat që organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare ndërmarrin përmes iniciativave të ndryshme mbi përmirësimin e sigurisë rrugore globale!

 Promovimi ynë i rradhës: suportojmë fushatën “Learn – Ride – Enjoy – Repeat” për trajnimin në shkallë të gjerë të organizuar nga Shoqata Evropiane e Industrisë së Motocikletave (ACEM) dhe Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit (FIM), të cilët kanë bashkuar forcat për të rritur sigurinë e drejtuesve të motomjeteve në gjithë Evropën.

Nuk mbani mend kur ju skadon afati i kontrollit teknik? 

Nuk mbani mend kur ju skadon afati i kontrollit teknik? 

Mos u shqetësoni! 

 Data e kontrollit të ardhshëm teknik është e printuar në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjetit në fushën “E vlefshme deri më” dhe njëkohësisht edhe në “Pulla e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore” në pjesën e poshtme djathtas të Certifikatës së Kontrollit Teknik.

Giro d’Italia po vjen në Shqipëri!

Giro d’Italia po vjen në Shqipëri!

Tre qytete, tre ditë plot pasion dhe mjete historike retro:

Durrës – 9 Maj

Tiranë – 10 Maj

Vlorë – 11 Maj

Mos e humbisni ekspozitën më unike të mjeteve retro!

Ju mirëpresim!

 Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë epiqendra e emocionit, lëvizshmërisë dhe argëtimi përgjatë datave 9, 10 dhe 11 Maj!

 Tring, tring prindër dhe fëmijë! Kemi një lajm të bukur për të gjithë ju!

 Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë epiqendra e emocionit, lëvizshmërisë dhe argëtimi përgjatë datave 9, 10 dhe 11 Maj!

Dhe padyshim që në këtë festë nuk mund të mungojë Këndi i Sigurisë Rrugore, ku çiklistët tanë të vegjël do të mësojnë rregullat e qarkullimit dhe do të tregojnë aftësitë e tyre në pedalim!

 09 Maj - Në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve.

Zgjatja e vlefshmërisë së Leje Drejtimit nga 10 në 15 vite ka sjellë lehtësi të shumta për 278,079 qytetarë!

REKORD PËRFITIMESH për qytetarët!

Zgjatja e vlefshmërisë së Leje Drejtimit nga 10 në 15 vite ka sjellë lehtësi të shumta për 278,079 qytetarë!

Ja çfarë kemi kursyer së bashku:

 4.7 MILION km rrugë vajtje-ardhje më pak!

 330,917 litra karburant të kursyer!

 139,040 ditë pune të fituara!

Mbi 1.1 MILION lekë kursime direkte e indirekte!

Përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë ndaj të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë, të drejtat dhe dashurinë për atdheun

 Përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë ndaj të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë, të drejtat dhe dashurinë për atdheun. Sakrifica e tyre është dritë udhëheqëse për brezat që vijnë. 

Jeton jashtë Shqipërisë dhe të ka skaduar patenta? Ja çfarë duhet të dish për rinovimin e saj! 

Jeton jashtë Shqipërisë dhe të ka skaduar patenta? Ja çfarë duhet të dish për rinovimin e saj! 

 Leja e Drejtimit (patenta) mund të rinovohet vetëm pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri.

KUJDES

Ky shërbim nuk ofrohet në ambasada apo konsullata jashtë vendit, dhe nuk mund të kryhet nga një person tjetër, edhe me prokurë. Personi i interesuar duhet të paraqitesh fizikisht.

Rimarrje Leje Drejtimi

 U realizua sesioni i rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

Ndajmë me ju rezultatet e këtij sesioni:

 Riregjistrime - 33 kandidatë;

 Prezent - 17 kandidatë;

 Fitues - 8 kandidatë.

Nga fillimi i fushatës Qershor 2022, raportohet:

 Riregjistrime në Autoshkollë - 2,027 kandidatë;

1 Maj 2025 – 2 shekuj nga lëvizja më e madhe e punëtorëve në botë!

1 Maj 2025 – 2 shekuj nga lëvizja më e madhe e punëtorëve në botë!

Nga Chicago e vitit 1886, ku punëtorët kërkuan 8 orë punë, 8 orë pushim dhe 8 orë për veten, e deri më sot – kjo ditë mbetet simbol i fuqisë, solidaritetit dhe dinjitetit të punës.

Nga DPSHTRR, urime ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – ju jeni zemra e çdo progresi!

NJOFTIM!

NJOFTIM!

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët që në datën 1 Maj 2025, në zbatim të kalendarit të festave zyrtare nuk do të ofrohet shërbim në sportelet e Drejtorive Rajonale!

Shërbimi rifillon në të gjitha Drejtoritë Rajonale:

 Datë: 2 Maj

 Orari: 08:00 - 16:00

 Takimi i Parë për Liberalizimin e Tregut Rrugor në Ballkanin Perëndimor

 Takimi i Parë për Liberalizimin e Tregut Rrugor në Ballkanin Perëndimor

 Bruksel, 25 Prill 2025

Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, DPSHTRR dhe ANALTIR morën pjesë në takimin e parë rajonal të organizuar nga CEFTA, ku u diskutua për hapjen dhe integrimin e tregut të transportit rrugor në rajon.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt:

 Eliminimit të barrierave

Pages