Mjete që flasin më shumë se 1000 fjalë!

You are here

Mjete që flasin më shumë se 1000 fjalë!

Sot vijon dita e dytë e panairit Auto Moto d’Epoca ku çdo moment po na sjell reagime plot admirim dhe habi për vizitorët!

Nga ora në orë, vizitorët po mbeten të habitur dhe befasuar nga koleksionet tona, nga pasioni dhe kujdesi me të cilin komuniteti shqiptar i automotivës po ruan historinë dhe trashëgiminë e këtyre vlerave të rralla.

 Është një ndjenjë krenarie të shohësh se Shqipëria jonë ka një komunitet kaq të fuqishëm të apasionuarish, që e konsiderojnë këtë pasuri kulturore si një pjesë të identitetit kombëtar.

 Ky panair është jo vetëm një ekspozim emocionesh, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar ide, ndarë përvoja dhe krijuar bashkëpunime të reja që do ta çojnë këtë pasion edhe më përpara.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”