Ka nisur edicioni 2025 i Auto e Moto d’Epoca në Bolonja!

You are here

 Ka nisur edicioni 2025 i Auto e Moto d’Epoca në Bolonja - një ndër panairet automotive më të mëdhenj në Europë!

Emocion i madh këtë vit, pasi Shqipëria merr pjesë për herë të parë me stendën e saj përfaqësuese në këtë event prestigjioz ndërkombëtar. 

Përmes DPSHTRR vendi ynë prezantohet me krenari duke sjellë në qendër të vëmendjes trashëgiminë kulturore, historinë dhe pasionin shqiptar për automotorizmin klasik. 

Një mundësi e shkëlqyer për të promovuar eventin e shumëpritur të Tirana Grand Prix që do të mbahet vitin tjetër në Tiranë, vlerat kombëtare dhe për të ndarë me botën dashurinë shqiptare për makinat dhe motoçikletat me histori.