Sot, rrugët e Tiranës u gjallëruan nga zhurma karakteristike e motorëve dhe ngjyrat e Vespave që erdhën nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë! 

You are here

 Sot, rrugët e Tiranës u gjallëruan nga zhurma karakteristike e motorëve dhe ngjyrat e Vespave që erdhën nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë! 

Dashamirës të stilit klasik dhe koleksionistë të pasionuar sollën modelet më të bukura e autentike të Vespave, nga ato të viteve ‘60 deri tek versionet më të reja. Një paradë që nuk ishte thjesht ekspozim, por një festim i kulturës, nostalgjisë dhe bashkimit mes vendeve tona përmes pasionit të përbashkët.