DPSHTRR

You are here

Nuk mund të mungojë pasioni RETRO në festën më të madhe në kryeqytet, Ditën e Verës, në 14 mars!

Mjete historike RETRO do të ekspozohen në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku së bashku me punishten e targave suvenir do të jemi si komunitet automotiv për publikun kurioz, brezat e rinj dhe dashamirësit e bukurisë e kujtimeve me rrota!

 

DPSHTRR nënshkruan marrëveshjen me ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar) për Edukimin e Unifikuar dhe të Certifikuar mbi Sigurinë Rrugore, në arsimin parauniversitar (nga Klasa 1 - 12)!

Me vullnetin e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, zhvilluam takimin me Drejtorin e ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar), Z. Gerti Janaqi dhe Shefin e Zhvillimit të Kurrikulave, Z. Astrit Dautaj, mbi hartimin e marrëveshjes kuadër mes MAS dhe DPSHTRR për Projektin e Hartimit dhe Implementimit të Paketës së re, të rishikuar dhe të zgjeruar, të Programit Zyrtar të Teksteve Shkollore të Edukatës së Trafikut Rrugor dhe të materialeve formuese e burimore në ndihmë të trajnimit të mësuesve të sistemit arsimor.

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

I kushtojmë rëndësi rritjes së cilësisë së procesit të Testimit për Leje Drejtimi, eMonitorimit, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me Autoshkollat.

Arjeta Puca - Pasioni nuk njeh gjini

Histori suksesi të prekshme plot mesazhe që tregojnë se asgjë nuk arrihet pa pasionin, punën dhe përkushtimin e duhur!

Arjeta Puca nuk është vetëm bashkëthemeluese e "TIMAK", kompani që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjete të specializuara për mjetet e shërbimit publik, por gjithashtu edhe një e apasionuar pas garave me motor e së shpejti edhe garuese në Rally Albania!

Ueda Kaçi - Pasioni nuk njeh gjini

Një pasion i jashtëzakonshëm për motorsportin dhe një vajzë që e ndan me botën. Ueda Kaçi na rrëfen se si ka lindur ky pasion i saji në këtë intervistë të shkurtër!

Idi Daka - Pasioni nuk njeh gjini!

Një vajzë, një kampione: Ajo nuk ka qenë vetëm një kopilot në Rally Albania 2021, por një shembull frymëzues për të gjitha vajzat që dëshirojnë të ndjekin pasionet e tyre dhe të ndryshojnë botën e motorsportit!

Vajzat e GoKart - Pasioni nuk njeh gjini!

Ditën e sotme do ua dedikojmë vajzave e grave që me pasionin e dëshirën e tyre, na frymëzojnë për të luftuar stereotipet në fushat e mbizotëruara nga burrat.

E nisim me tre vajza të talentuara nga motorsporti:

  • Jasmina Gjoshi - Ndjeni adrenalinën! 

Që në moshën 8-vjeçare ka nisur të mësojë GoKart dhe të zhvillojë aftësitë e saj si pilote. Kjo vajzë tregon se nuk ka kufij në këtë disiplinë! 

Gratë janë zemra e motori lëvizës në shoqëri, por edhe në DPSHTRR!

Në 8 Mars, ditën kushtuar grave, dëshirojmë të përshëndesim e falenderojmë punonjëset tona për përkushtimin dhe kontributin e tyre të përditshëm!

A E DINI SE?

Së bashku mund t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta!

Në 4 vite ndajmë me ju:

  • 131 evente edukative mbi sigurinë rrugore
  • 84 shkolla bashkëpunëtore në zhvillimet e orëve edukative
  • 23 qytete të Shqipërisë
  • 7,566 fëmijë të trajnuar si pjesëmarrës në eventet edukative

Edukimi nis që në vegjëli! Edukojmë sot, për qytetarë e përdorues rruge më të përgjegjshëm nesër!

Pranvera n’RETRO po vjen!

E çelim siparin e aktiviteteve RETRO me qytetin mikpritës të Elbasanit, të shtunën paradite, 11 Mars, në shëtitoren pranë kalasë, ku do të festojmë Ditën e Verës me ekspozitën e koleksionit të mjeteve Retro dhe me punishten e targave suvenir, aq të dashura nga publiku!!

Atmosferë festive e shoqëruar nën ritmet e muzikës Jazz & Swing nga DJ Alwell!

Ftojmë koleksionistët dhe të gjithë të apasionuarit pas Retro të na bashkohen për të festuar ardhjen e pranverës!

Rezervo kontrollin teknik online!

Rezervoni online përpara përfundimit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, për të eleminuar çdo penalizim për tejkalim afati apo mos gjetje të datave të lira në sistem.

Aplikoni në portalin e-albania.al për të rezervuar orarin për të kryer kontrollin teknik të mjetit (kolaudimin).

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron Gëzuar Ditën e Mësuesit!

Falenderim e mirënjohje gjithë stafit edukativ që përçon dije, përparim e progres. Jeni frymëzim dhe udhërrëfyes për brezat e ardhshëm!

Pa arsim nuk ka zhvillim!

Janari 2023 reflekton trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse!

Gjatë muajit Janar 2023, janë regjistruar për herë të parë 4,437 mjete ose +18.3% më shumë se viti 2019!

Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë:

  • Gjermania 24.6%,
  •  Italia 23.4%,
  •  Zvicra 10%.

541 mjete ose 12% e flotës së regjistruar në Janar 2023, janë mjete të gjeneratës së fundit (mjete me vit prodhimi të tre viteve të fundit)!

A e dini se mund të verifikoni nëse kanë mbërritur në Drejtorinë Rajonale, dokumentet për të cilat keni aplikuar?

6,617 kërkime janë kryer nga qytetarët për Lejen e Drejtimit, CAP, Lejen e Drejtimit të bllokuar në vendet e BE-së, DAP, Tahograf, Dëshmi të ndryshme!

Rreth 204,564 qytetarë në vit marrin kartonin e ri të Leje Drejtimit, CAP, Tahograf, Dëshmi të ndryshme për herë të parë dhe për rinovimet, pranë 13 drejtorive rajonale dhe 16 nënzyrave anembanë vendit, 3-5 ditë pas aplikimit, përjashtuar Tiranën ku ky shërbim mundësohet brenda 30 minutave!

Solidarizohemi me dhimbjen e thellë të shkaktuar nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Greqi!

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, ku kishte edhe bashkëkombas, dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve në një nga tragjeditë më të hidhura të transportit civil!

Së bashku më të fortë!

Drrejtoria Rajonale e Shërbime të Transportit Rrugor Dibër solidarizohet në ofrimin e ndihmave për familjet në nevojë!

 “Më i varfër se ai që s’ka, është ai që i ndodhet diçka dhe nuk e ndan.”

 

Me qëllimin për t’u gjendur pranë komuniteteve dhe grupeve shoqërore më në nevojë, punonjësit e DRSHTRR Dibër me kontributin personal të tyre, duke dëshmuar solidaritet dhe ndjeshmëri sociale, dhuruan për familjet më në nevojë të Bashkisë Dibër paketa me ushqimet më të nevojshme.

 

Ora edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e shkollave Publike 9-vjeçare "Demir Gashi", "Gjergj Kastrioti" dhe "Selim Alliu" në qytetetin e Peshkopisë!

Siguria rrugore fillon nga edukimi, ndaj ne kemi filluar nga fëmijët!

 

Në Peshkopi së bashku me fëmijët e shkollave 9-vjeçare "Demir Gashi", "Gjergj Kastrioti" dhe "Selim Alliu" krijuam një mini-qytet për të realizuar orën edukative të Sigurisë Rrugore.

Disa prej tyre kishin realizuar pankarta me tema sensibilizuese në formë mesazhi për komunitetin!

Bashkë mësuam si të bëhemi shoqërisht të përgjegjeshëm në trafik, të minimizojmë rreziqet në rrugë dhe t'i sigurojmë një jetë më të sigurt komunitetit tonë!

 

Jemi online me APP-in e ri Leje Drejtimi edhe në App Store për iOS!

Hap tjetër me rëndësi në ndihmë të qytetarëve dhe Autoshkollave, për lehtësimin e procesit të përgatitjes teorike për kategoritë A1, A2, AM, B1, B dhe Normat e Sjelljes (rifitimi i Leje Drejtimit)!

 

Po mëson për Testin e Teorisë që të marrësh Lejen e Drejtimit?

Provo veten me Aplikacionin e ri, më të shpejtë e më të plotë, të Simulimit Online të Testit Zyrtar të Lejes së Drejtimit!

Masa strikte në rifitimin e Lejes se Drejtimit pas humbjes së të gjithë pikëve të saj!

Nga 288 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 30 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.4%!

2 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 15-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 26 kandidatë për këtë seancë!

 

Shqiptarët, “të çmendur” pas Targave të Personalizuara!

Në vetëm 5 ditë nga dalja live e konfiguratorit online janë realizuar 92,153 kombinime ndërkohë janë rezervuar 182 targa që në ditën e parë të nisjes së shërbimit, 1 mars.

Çdokush mund ta aksesojë shërbimin online në www.targaluksi.dpshtrr.al duke provuar kombinimet e dëshiruara me 5 deri në 7 karaktere.

Zëri Yt Dëgjohet Janar-Shkurt 2023

DPSHTRR vijon të jetë e angazhuar në misionin e saj, për të qënë e qëndrueshme në cilësinë e shërbimit dhe në gatishmërinë ndaj qytetarëve për t’i informuar kurdo që ata kanë nevojë.

 

Gjatë muajit Janar dhe Shkurt 2023, qytetarët janë asistuar:

 

Qëndrim mbi njoftimin për shtyp të bërë nga Autoriteti I Konkurrencës mbi Akt-Marrëveshjen mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR

DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1

Konceptet bazë të Sigurisë Rrugore në Kopshtin "Lodrojmë"!

Mënyra më e mirë për t'i mësuar fëmijëve rregullat e sigurisë rrugore që në vegjëli është t'ia tregoni në mënyrë praktike e zbavitëse dhe të jeni një model i mirë për t'u ndjekur.

Siguria rrugore është një sfidë e përbashkët për të gjithë ne dhe është e rëndësishme që të punojmë vazhdimisht për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë dhe përdoruesve të rrugës!

Vijojnë punimet për transformimin rrënjësor të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës!

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për një transformim rrënjësor, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Rezultate rekord për shërbimet e ofruara përgjatë muajit Janar 2023!

Viti 2023 nis me Rezultate REKORD!

Disa nga arritjet kryesore për muajin Janar 2023 krahasuar me Janar 2018 i listojmë në vijim:

Nga 1 Marsi nis shërbimi RISI i targave të personalizuara!

Bëhuni gati! Mendohuni mirë dhe fantazoni bukur kombinimin tuaj të karaktereve të targës!  T1RONC1, D4N0C, 007 JB 

Nga 1 Marsi nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra e anasjelltas 2 gërma, dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës!

Thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekullimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës!

Ditët e fundit janë  konstatuar radhë pa kuptim për raporte mjekësore për efekt kursi patente! I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e spekullimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës!  Autoshkollat do të jenë në monitorim të vazhdueshëm për përmbushjen e programit. Regjistrimet në kurse të dyshimta, që nuk justifikojnë përmbushjen e programit të plotë zyrtar teori/praktikë, do jenë subjekt kontrolli të rreptë dhe do të konsiderohen të pavlefshme!

Kompleksi i ri i DRSHTRR Korçë!

Kompleksi i ri i Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR Korçë, në unazën e qytetit, ku ofrojmë 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh të Qarkut juglindor. Pamjet flasin vetë për vizionin tonë për njerëzit dhe shërbimet publike, për punën e prekshme të transformimit epokal të Automotorizimit Shqiptar. 

 

Statistika e aksidenteve rrugore për muajin Janarit 2023!

Në një periudhë kur numri i përdoruesve të rrugës rritet, rritet dhe përgjegjësia pas timonit, e cila reflektohet qartë në statistikat e aksidenteve rrugore të Janarit 2023.

Pages