DPSHTRR

You are here

Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Energjisë në Epocity Albania

DPSHTRR, pjesë e edicionit të 5-të të panairit dhe forumit ndërkombëtar të Energjisë, dedikuar prezantimit dhe njohjes së publikut dhe të interesuarve nga sektori me projektin e platformës kombëtare të transportit publik ndërqytetës!

Si mund të gjej kur e kam datën për të kryer kontrollin teknik të mjetit?

Lexoni me vëmendje Certifikatën e Kontrollit Teknik!

Data e kontrollit të ardhshëm teknik është e printuar në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjetit në fushën “E vlefshme deri më” dhe njëkohësisht edhe në “Pulla e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore” në pjesën e poshtme djathtas të Certifikatës së Kontrollit Teknik.

Këtë informacion mund ta merrni edhe në sportelin e shërbimit të kontrollit teknik pranë cdo QKT pavarësisht vendbanimit tuaj.

Pasion, adrenalinë, dhe një luftë e paqtë midis 39 garuesve në Race of the Illyrians nga Illyrius Motorsport

Gara e disiplinës "Slalom" e zhvilluar të Dielën, datë 26 Mars, mblodhi në sheshin "Nënë Tereza" shumë adhurues të motorsportit për të parë nga afër edicionin e 3-të të ROTI, i zhvilluar në kushte të sigurta e në harmoni, duke dhënë një mesazh të fortë që garat e vetme të automobilizmit, duhet të mos zhvillohen në rrugë të hapura publike, në ilegalitet të plotë.

Fituesit sipas kategorive vijojnë si më poshtë:

Renditja e përgjithshme:

DPSHTRR, pjesëmarrëse në Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë në datat 29-31 Mars 2023 në Expocity Albania.

Vijmë në këtë panair për të inkurajuar fuqizimin e Transportit Publik , i cili duhet të jetë më gjithëpërfshirës, i sigurt dhe i integruar.

Tema e Mobilitetit, së bashku me një sërë faktorësh si:

Ndërhyrja rikulifkuese e ambienteve të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale.

Punimet vijojnë pa e ndërprerë shërbimin!

Këndi i sigurisë rrugore ndaloi në një stacion shumë të veçantë në atë të “Shtëpisë së Foshnjes” në Durrës.

Dedikojmë pak nga koha jonë, për ata që kanë nevojë më së shumti për dashuri dhe mbështetje.

U argëtuam shumë duke ngjyrosur sinjalistikën rrugore dhe duke bërë xhiro me biçikletë sipas rregullave të qarkullimit!

Me shumë dashuri shpërndamë dhurata, veshje e ëmbëlsira të cilat ndezën zemrat e vogla dhe të çiltra. Fëmijët janë gëzimi i jetës, ata kanë nevojë për dashuri dhe të ndihen të sigurt për të ardhmen që i pret.

NE JEMI PET FRIENDLY!

DPSHTRR e ka në politikën e shërbimit që të jemi MIQËSOR me katërputroshat në çdo hapësirë, ambient, aktivitet e sallë ku mirëtrajtimi garantohet!

Qytetarët nuk kanë përse t’i lënë miqtë e tyre në shtëpi apo në makinë, të vetmuar, apo të stresohen me kërkim ndihme për t’i lënë diku, nuk kanë përse të kushtëzohen nëse iu duhet një ardhje në sportelet tona me “fëmijën” e tyre, me shokun më besnik!

Statistika shërbimesh Janar-Shkurt 2023

  • Kosto mesatare për shërbim nga lehtësimet e kryera e të reflektuara është ulur me 16.6%!
  • Në Janar-Shkurt 2023, koha mesatare e shërbimit është ulur me -30%, duke shërbyer mesatarisht 43% më shumë qytetarë në orë, krahasuar me Janar-Shkurt 2018!
  • Numri i qytetarëve të shërbyer është rritur nga 871 në 1,248 në orë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Janar-Shkurt 2023

985 mjete me vjetërsi mbi 22 vjet janë çregjistruar përgjithmonë!

Janë paraqitur për testim 27,083 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 80.5%
  • Kamion 12.4%
  • Motomjete 3.1%
  • Rimorkio 2.3%
  • Autobusë 1.1%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.6%

 

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e shkollave "Koto Hoxhi" në Gjirokastër dhe "Meleq Gosnishti" në Përmet

Qytet më qytet dhe shkollë më shkollë për të mësuar duke u argëtuar!

Këndi i Sigurisë Rrugore u ndal në shkollat "Koto Hoxhi" në Gjirokastër dhe "Meleq Gosnishti" në Përmet për të zhvilluar aktivitetin kaq të dashur për të gjithë fëmijët.

Si pedalues, si këmbësorë por mbi të gjitha si shofera të së nesërmes, duhet që të vegjël të njihemi me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë e me rëndësinë e kujdesit për veten dhe tjetrin!

Keni shitur një mjet dhe vijon të jetë në emrin tuaj?

Nëse mjeti vijon të jetë në emrin tuaj, edhe pasi e keni shitur, do të thotë që blerësi nuk është paraqitur në sportelet e DRSHTRR për përditësimin e të dhënave.

Kjo nënkupton që të gjitha detyrimet e mjetit vijojnë të jenë emrin tuaj dhe duhet sa më parë të bëhet ndërrimi i pronësisë!

Detyrimi për ndërrimin e pronësisë i takon blerësit, por në rastet kur kontaktet me blerësin kanë humbur, për arsye nga më të ndryshmet, shitësi mund ta bëjë vetë ndërrimin e pronësisë.

Aplikacioni “LEJE DREJTIMI DPSHTRR”

Nëse po përgatiteni për Testin e Teorisë për të marrë Lejen e Drejtimit, provoni veten me simulime ONLINE të Testit Zyrtar përmes aplikacionit më të ri e të shpejtë, “LEJE DREJTIMI DPSHTRR”, të cilin mund ta shkarkoni në Play Store dhe App Store:

Takim me ministren Znj.Edona Bilali për Automotive Fair Albania 2023

Koordinuam me Ministren e MSHMS Znj. Edona Bilali, ide e piketa për Automotive Fair Albania 2023, panairi tashmë vjetor i automotivit, lëvizshmërisë së sigurt dhe transportit SMART e GREEN, që sivjet do të organizohet në muajin Tetor, më i zgjeruar, më interesant e më përfshirës!

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor, informohuni saktë dhe zbatoni dispozitat e reja!

Rregullime për rritjen e sigurisë në kabinë, për fëmijët! Kufizime dhe ndalime, udhëzime specifike për pajimet dhe kushtet e detyrueshme për mbrojtjen e fëmijëve të ulur në automjete!

Norma jetike në rast aksidentesh rrugore!

Drejtues mjeti, familjarë, shoqërues, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor, informohuni saktë dhe zbatoni dispozitat e reja

Efektet e politikave për të lehtësuar praktikat e shërbimeve publike

Politika për të lehtësuar praktikat, shërbime publike që i barazojnë qytetarët tanë me komunitetin evropian , risi të bëra realitet falë vitesh pune për transformimin e Automotorizimit Shqiptar!

 

Sot, pasi jemi modernizuar e konsoliduar si ent, ulim më tej kostot për shërbimet jetike!

 

Mirëmbajtja periodike e ambjenteve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Tranportit Rrugor

Sapo mbyllet java e shërbimeve, nis mirëmbajtja periodike! Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë!

Rifitimi I Lejes së Drejtimit pas humbjes së të gjithë pikëve

Nga 317 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 31 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 9.7%!

1 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 16-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 29 kandidatë për këtë seancë!

Miratimi i ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor!

Përshëndesim miratimin me 102 vota nga Parlamenti, të paketës së ndryshimeve në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime historike shërbimesh për qytetarët, me efekte të jashtëzakonshme kursimi e eliminimi angarish, si më poshtë:

RETRO Albania pjesë e festimeve të Ditës së Verës!

RETRO ALBANIA, projekti më i dashur i Automotorizimit Shqiptar!

Kartolinë qytetarie e kulture që buron nga zemra, shkruar në ngjyra e histori që i rijetojmë falë statusit zyrtar që themeluam në vitin 2019, duke ndezur motorrat e komunitetit të koleksionistëve!

Faleminderit Bashkia Tiranë për ftesën në këtë event!

Analizë mbi sigurinë rrugore për Janar-Shkurt 2023!

Shifra POZITIVE nga Raporti i Aksidenteve Rrugore për Janar-Shkurt 2023 dhe indekset krahasuese:

RETRO miqësore me Katërputroshat!

Ata janë çdo herë me ne, ndjekës besnik të festave RETRO e të aktiviteteve publike, dashuri e shokë të njeriut, krijesa fantastike që na bëjnë më të mirë e më të gëzuar në jetën tonë!

Kush kujdeset për kujtime e nostalgji, patjetër di të kujdeset për katërputroshat, të cilët nuk mjafton vetëm ti duam e trajtojmë siç duhet por edhe ti mbrojmë kur ecim në timon, ti shpëtojmë e mirëmbajmë!

 

GBi Health & Safety Academy me rastin e Ditës së Verës, në hapësirën e dedikuar për simulimin e rrotullimit dhe përplasjes!

Në hapësirën e dedikuar për simulimin e rrotullimit dhe përplasjes, ku provohet rëndësia e rripave të sigurimit në kabinë, element kryesor jetëshpëtues në rast aksidentesh, jo vetëm për drejtuesin e mjetit por edhe për pasagjerët, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me rastin e Ditës së Verës në kryeqytet!

Aktivitetet e Ditës së Verës në kryeqytet përfshinë Këndin e Trafikut me instruktorët e apasionuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Në qendër të vëmendjes kemi investimin më të rëndësishëm për rrugë të sigurta dhe breza të përgjegjshëm - edukimin që herët për formimin e nocioneve të sjelljes korrekte në lëvizshmëri dhe kulturën e trafikut!

Siguria rrugore është një sfidë e jashtëzakonshme që kërkon ngulitjen me themel të edukatës qytetare si përdorues rruge dhe konsumator transporti!

Komuniteti Retro pjesë e festimeve të Ditës së Verës!

Faleminderit koleksionistëve të mjeteve historike, që kënaqën publikun në aktivitetet e Ditës së Verës në kryeqytet, duke hapur dashuritë e tyre për kuriozët dhe dashamirësit e motorizimit ndër vite, ekspozitë kujtimesh e nostalgjish me rrota.

Marka e modele nga më të ndryshmet, epoka e histori, artizanat e industri automotive në ruajtje e kujdes të komunitetit RETRO!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor prezente në festimet e Ditës së Verës!

14 Mars, festë pranverore, natyrë lozonjare e fillime të reja!

 

Një mozaik vlerash e motivesh Retro ju mirëpret si himn i ditëve me diell në kryeqytet!

 

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës!

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Pages