Udhëzim si të veproni me Lejen e Drejtimit në rast të ndryshimit të mbiemrit.

Data e lajmit: 29 Aug 2024

Keni ndryshuar mbiemrin dhe doni të dini si do të veproni me Lejen tuaj të Dretjimit?!

Shumë thjeshtë, me vetëm tre dokumente pranë çdo Drejtorie Rajonale , ju mund të kryeni përditësimin e të dhënave.

  • Dokument identifikimi me mbiemrin e ri;
  • Lejen e Drejtimit aktuale që zotëron;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor.