Për çdo përdorues TË RI apo EKZITUES të i Mjeteve me Pedale dhe Patinave Elektrike: Qarkullimi i këtyre mjeteve mbështetet mbi një bazë ligjore ku rregullat i kemi përkthyer në këshillat në vijim!

You are here

 Për çdo përdorues TË RI apo EKZITUES të i Mjeteve me Pedale dhe Patinave Elektrike: Qarkullimi i këtyre mjeteve mbështetet mbi një bazë ligjore ku rregullat i kemi përkthyer në këshillat në vijim!

Përpara udhëtimit tuaj të rradhës, MBANI NË VËMENDJE:

 Mos bëj shmangie të papritura ose lëvizje zigzage;

 Qarkullo në rrugë të rezervuara, kur ato ekzistojnë;

 Zbato rregullat e përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë;

 Në kryqëzime: Respekto sinjalizimin rrugor, zvogëlo shpejtësinë deri në ndalim, për kthim jep sinjal në kohë;

 Verifiko që gjendja teknike dhe sistemi frenimit të jenë mirë;

 Vendos në kokë kaskë mbrojtëse e tipit të miratuar për BE;

 Kur ka trafik të dendur dhe e kërkojnë rrethanat, kalo rrugën duke e mbajtur mjetin për dore;

 Kur mjeti nuk ka sinjalizim pamor, ndalohet lëvizja natën dhe në kushtet e shikueshmërisë të dobët.

Avantazhin e lehtësise në lëvizje që ofrojnë mjetet me pedale dhe patinat elektrike, përkthejeni në përgjegjësi të shtuar ndaj përdoruesëve të rrugës! 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga