DPSHTRR

You are here

Përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve për disa kategori!

Kategoritë që përfitojnë nga Përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve shërbim publik social janë: invalidët e punës, personat e verbër, të sëmurë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Veprimet njihen vetëm kur bëhen në emër të qytetarit me status “invalid” dhe duhet që:

Mjeti të jetë deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë;

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

Automotorizimi Shqiptar përcolli urimet më të ngrohta vëllazërore për Kosovën që në 17 Shkurt 2023, festoi pavarësinë e saj të 15 si shtet i pavarur. 

Udhëtoni gjithmonë me kujdes!

Udhëtoni gjithmonë me kujdes, dhe mos harro që dikush që të do, dhe të pret në shtëpi. 

Respektoni dhe mbroni jetën tuaj duke drejtuar mjetin me përgjegjësi!

Orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale!

Ju rikujtojmë se orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale, çdo të Hënë sot është nga  08:00-19:00.  Paguani taksat e mjetit online:

Bashkëpunim midis  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe  Autoshkollave!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me  Shoqatat e Autoshkollave, për një qasje historike në mbështetjen e Autoshkollave të ndershme, për të mbrojtur jetën, përdoruesit e rrugës dhe për të ndërtuar një sistem kontrolli e mbrojtje konsumatori, tregu e ekosistemi korrekt për sektorin jetik të shkollimit për drejtues mjeti. Bazuar edhe në Udhëzimin e ri të MIE (nr. 9, dt.

Përmirësim i shërbimeve të transportit rrugor në DRSHTRR Lushnje!

Tjetër përmirësim i shërbimeve të transportit rrugor,këtë herë në Lushnje, ku po punojmë për transferimin e qendrës ekzistuese në një pozicion të ri dhe me akses më të lehtë, si një zgjidhje për problematikën e manovrimit të mjeteve që kryejnë kontrollin teknik!

Leja e Drejtimit!

 Nga 274 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 29 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.5%,  1 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 15-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 12 kandidatë për këtë seancë.  Ska  shpëtim  përveç riedukimit për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e paten

Nuk ka as rritje e as dyfishim të çmimit të patentës!

Lajmi bombastik se “dyfishohet patenta” është LAJM I GABUAR! Lajmi është: FUND FIKTIVITETIT në Autoshkolla! Zbatim rigoroz i programit të formimit për Leje Drejtimi! Fund lojës me Sigurinë Rrugore! Fund zhvlerësimit të profesionistëve dhe degradimit të tregut të Autoshkollave.  As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës. Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave. Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit.

Vlefshmëria e Certifikatës së Errësimit të Xhamave!

Vlefshmëria e Certifikatës së Errësimit të Xhamave është sa garancia e materialeve të përdorura për errësim. Certifikata që konfirmon se xhami është i errësuar me materiale të fabrikuara e të homologuara nga prodhuesi i tyre, ka afat vlefshmërie të njëjtë me afatin e vlefshmërisë të fletës së garancisë të lëshuar nga subjekti i licensuar.

Veshja e xhamave me filmat e autorizuar bëhet vetëm nga autoriparimet/subjektet e licensuara që regjistrohen për këtë shërbim nga DPSHTRR!

Certifikimi i errësimit të xhamave me materiale të homologuara!

 Dikur një tabu, stres, sot një zgjidhje e suksesshme dhe praktike.

Certifikimi i errësimit të xhamave me materiale të homologuara nga DPSHTRR, një shërbim transparent për qytetarët e serviset, që s’le vend për abuzime. Vetëm gjatë vitit 2022, janë realizuar 75,361 certifikime e miratime të errësimit të xhamave.

Përfitimet nga errësimi i xhamave:

Digjitalizimi i shërbimeve SMART!

Sisteme SMART për zgjidhje transparente dhe automatizim të monitorimit rrugor mobil!.

Solidarizim për ngjarjen e tërmetit në kufirin Turko-Sirian!

Ekipi ynë u solidarizua me dhimbjen e ngjarjes tragjike të tërmetit në kufirin turko-sirian, ku në të gjitha drejtoritë rajonale, flamuri shqiptar u ul në gjysëm-shtizë dhe u ndezën qirinj për të përkujtuar viktimat.

Lutemi dhe i qëndrojmë pranë popullit turk dhe sirian në këto ditë të vështira. 

Një hap larg drejt rikualifikimit total të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Kukës!

Tjetër RIKUALIFIKIM total, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor KUKËS!

Gati projekti për nisjen e procedurës së prokurimit për rajonalen e vetme që pret ndërhyrjen, pasi mbyllëm kalimin e truallit funksional në pronësi të DPSHTRR!

 Modernizojmë shërbimet e transportit rrugor për tre bashkitë veriore:

10.6% e atyre që iu hiqet Leje Drejtimi e rifitojnë atë!

Nga 262 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 28 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.6%!

1 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 14-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 19 kandidatë për këtë seancë!

Leje Drejtimi nga B në D/D1 pa kaluar në C!

Më lehtë, Më shpejt, Më lirë!

 

Lehtësojmë ndjeshëm procedurat për qytetarët e interesuar për t’u bërë drejtues mjeti për transport udhëtarësh (taksi, autobus), pa kaluar më përmes shkallës së kualifikimit për transport mallrash.

Nga B në D/D1 pa kaluar në C:

Bazuar në mesataren mujore nga hyrja në fuqi e kësaj risie në 13 Qershor 2022, PËRFITOJNË 3,352 qytetarë në vit duke u KURSYER 263,802,400 lekë (tarifë regjistrimi dhe kosto e kursit)

Brenda Shkurtit 2023 nis shërbimi RISI i targave të personalizuara!

Brenda Shkurtit 2023 nis shërbimi RISI i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës!

Efekti I Kontrollit Teknik për Janar 2023!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për muajin Janar 2023:

553 mjete me vjetërsi mbi 22 vjet janë çregjistruar përgjithmonë!

Janë paraqitur për testim 15,780 mjete, nga të cilat:

Punimet rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës po përparojnë me ritme të shpejta!

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Ftesë për shprehje interesi - DPSHTRR (Fushë-Prezë)

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), me qëllim ofrimin e një ambienti, vendi të posaçëm ngrënie për punonjësit e saj të akomoduar në ambientet e DPSHTRR-së godinë me vendndodhje në Fushë-Prezë, për shkak të numrit të punonjësve, largësisë së vendit të punës nga vendbanimi, orarit të dhënies së shërbimit dhe në veçanti respektimin e rregullave të higjenës, fton subjektet të cilat ushtrojnë veprimtarinë e ofrimit të shërbimit katering, nën vullnetin e tyre të lirë, të dorëzojnë kërkesat e tyre, shprehje interesi për marrje me qira

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e Shkollës Publike 9 - vjeçare “Pashko Vasa” në qytetin e Mirditës.

Qytet më qytet, e shkollë më shkollë për të folur mbi rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës rrugore

U ndalëm në shkollën "Pashko Vasa" në qytetin e Mirditës, ku fëmijët aq të sjellshëm dhe të edukuar u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat nëpërmjet cirkuitit të ndërtuar për ta, duke u argëtuar e duke mësuar në mënyrë aktive!

Ndërgjegjësim sot për të ardhme të sigurt nesër!

MOS QARKULLO PA KOLAUDIM, PA SIGURACION, PA LETRAT NË RREGULL!

Tjetër RISI nga Drejtoria e Pwrgjithshme e Shwrbimeve tw Transportit Rrugor!

Sisteme SMART për zgjidhje transparente dhe automatizim të monitorimit rrugor mobil!

Auto Moto Park Albania - Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar!

Auto Moto Park Albania - Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar, për tërë trojet shqipfolëse, por dhe më gjerë në rang rajonal! Jemi krenarë që po shkruajmë sëbashku një copë kaq të bukur historie e suksesi!

Auto Moto Park Albania për Motorsportin dhe Sigurinë Rrugore

Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

Konkursi Publik për përzgjedhjen e propozimit më të mirë, mes katër prezantimeve pjesëmarrëse, për koncept-idenë e projektimit të Auto Moto Park Albania, ishte një hap i bukur, vendimtar e i suksesshëm!

Përtej transparencës e procesit demokratik, rëndësi absolute ka përzgjedhja me këmbë në tokë, racionale dhe realiste për kontekstin!

Një ditë historike për DPSHTRR dhe Automotorizimin Shqiptar!

Juria e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e “Auto Moto Park Albania” vlerësoi projektet e të gjitha studiove pjesëmarrëse sipas aspekteve teknike, përpjekjes për zgjidhje të zgjuara, integrimit arkitektonik e fleksbilitetit të zhvillimit të projektit.

Disa nga kriteret kryesore vlerësuese ishin: programi, dizajni i pistës, fleksibiliteti i përdorimit të saj, modulet e sigurisë rrugore, ndërlidhja, shërbimet dhe arkitektura.

Projekti “eMonitorim 2”, tjetër risi e DPSHTRR në funksion të përmirësimit të sigurisë rrugore!

Tjetër RISI nga DPSHTRR!

Sisteme SMART për zgjidhje transparente dhe automatizim të monitorimit rrugor mobil! Me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë u prezantua “eMonitorim 2”, projekt pilot me teknologjinë më të re amerikane të Motorola Solutions, në bashkëpunim me AKSHI dhe Infosoft Systems!

Gjurmoni Online Dëshminë e Aftësisë Profesionale

A e dini se tashmë ju mund të gjurmoni online edhe Dëshmitë e Aftësive Profesionale, nëse kanë mbërritur në Drejtorinë Rajonale ku keni aplikuar?

Dëshmitë tërhiqen pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, tërhiqen për 30 minuta në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. Në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë pak ditë më shumë për shkak të kohës së dërgimit me korrier, por për të eliminuar çdo burokraci apo abuzim kemi ndërtuar modulin e gjurmimit:

Lexoni me vëmendje faturën e taksës vjetore të mjetit – Shmangi gjobat!

Vlefshmëria e taksave ka përfunduar në 2022 dhe kur paraqiteni për t’i paguar në 2023 në sportel ju kërkojnë të paguani dyfishin?

Të nderuar qytetarë, taksa e paguar në vitin aktual, pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet, ka vlefshmëri 365 ditë. Nëse afati i pagesës së taksave ishte Dhjetor 2022 dhe ju vendosni t’i paguani në Janar 2023, me paraqitjen tuaj në sportelet e taksave, në zbatim të ligjit, është krijuar detyrimi i prapambetur për vitin 2022 dhe detyrimin aktual për vitin 2023.

Kanale komunikimi me qytetarët – Statistika për vitin 2022

Synimi kryesor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është të jemi sa më pranë qytetarëve në çdo moment që ata kanë nevojë për informacione të ndryshme rreth shërbimeve tona.

Angazhimi i ekipit:

Arkiva Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimeve të Transportit Rrugor

Vijon puna për arkivimin në kushte e standarde dinjitoze të dosjeve e të sasisë së dokumentave të domosdoshme, në Arkivën e re Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rikonceptimi i ambjenteve është karakterizuar nga:

Pages