Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Korrik 2024!

You are here

Korrik 2024, rekord shifrash të mjeteve të regjistruara për herë të parë për vitin 2024, prej 10,724 regjistrimesh! 

+ 34% regjistrime krahasuar me Korrik 2023

+ 24% regjistrime krahasuar me Dhjetor 2023, i cili ka qenë muaji më i mirë i 5 viteve të fundit.

Periudha Janar-Korrik 2024 numëron 61,081 regjistrime ndër të cilat 83% e totalit janë autovetura:

+ 117% regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2019;

+ 45% krahasuar me Janar-Korrik 2023.

Lista kryesuese e origjinës së mjeteve: 

 Italia me 18.2%;

 Republika e Koresë me 17.4%;

 Gjermania me 17.2%;

 Zvicra me 9.1%;

 SHBA me 6.7%;

 Kina me 5.7%.

Rinovohet flota me 10,610 mjete të gjeneratës së fundit , 0-3 vite: 

+ 174% regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2019;

+ 66% regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2023.

Si muaji më i mirë i vitit 2024 dhe i periudhës 2019-2024 për regjistrimet për herë të parë të mjeteve, DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues:

 Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;

 Kryeni kontrollet periodike të mjetit;

 Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga