DPSHTRR

You are here

We’re excited to announce that registration is NOW OPEN for the Best Young Driver Competition! 

 The wait is over! 

We’re excited to announce that registration is NOW OPEN for the Best Young Driver Competition! 

Are you ready to prove you’ve got what it takes to be the next big name in motorsports? If you’re between 18-26 and have a passion for racing, this is YOUR chance! 

Raporti i Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Shkurt 2025

 Janar-Shkurt 2025 ndan të dhënat në vijim mbi shërbimin e Kontrollit Teknik:

Testimi i mjeteve 

 42,617 mjete të testuara;

 92.1% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 36% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Mjete të ngelura në testim

—> 31% e totalit të mjeteve kanë ngelur.

Edhe këtë Shën Valentin, dashurinë po e shprehim në mënyrën më speciale! 

VALENTINE’S GIVEAWAY PLOT DASHURI! 

Edhe këtë Shën Valentin, dashurinë po e shprehim në mënyrën më speciale! 

Një GIVEAWAY SPECIAL, ku 3 fituesit e shpallur nga ne do të fitojnë: 

 Vendi i parë: Targë Suvenir dhe Katalogu Retro

 Vendi i dytë dhe i tretë: Targë Suvenir

 Tirana, 105 vjet kryeqytet! 

 Tirana, 105 vjet kryeqytet! 

Nga e kaluara e saj historike te një e ardhme plot vizion, Tirana vazhdon të rritet dhe të lulëzojë! 

A e dini sa të rëndësishme janë rregullat e sigurisë rrugore?

A e dini sa të rëndësishme janë rregullat e sigurisë rrugore?

Vogëlushët e shkollës “Fiqiri Kurti”, në Kavajë, mësuan si të sillen si këmbësorë, pedalues apo drejtues mjeti, duke u njohur me tabelat e sinjalistikës dhe rregullat e qarkullimit rrugor. 

Ekipi i ynë u angazhua që ky mësim të jetë sa më i qartë dhe zbavitës.

“Energji e Rinovueshme, Efiçencë, Lëvizje të Qëndrueshme, Zgjidhje Green”! 

 E ardhmja na thërret njëzëri:

“Energji e Rinovueshme, Efiçencë, Lëvizje të Qëndrueshme, Zgjidhje Green”! 

 DPSHTRR ka qenë gjithmonë në ballë të iniciativave dhe projekteve GREEN!

Ka ardhur koha për të rinovuar Certifikatën e trajnimit të ADR-së? 

Ka ardhur koha për të rinovuar Certifikatën e trajnimit të ADR-së? 

Certifikata e trajnimit ADR duhet të rinovohet përpara mbarimit të afatit të vlefshmërisë së certifikatës aktuale, të keni kryer kursin e trajnimit dhe kaluar testimin. Certifikata e trajnimit pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë, nuk mund të rinovohet. 

Dokumentacioni i nevojshëm:

 Dokument identifikimi;

 Certifikata ADR e vlefshme;

Në cilat raste nuk është e nevojshme REZERVIMI I ORARIT TË KONTROLLIT TEKNIK?

 QYTETARI PYET:

“Në cilat raste nuk është e nevojshme REZERVIMI I ORARIT TË KONTROLLIT TEKNIK?”

 Rikontroll të mjetit, në të njëjtën qendër dhe brenda 30 ditëve nga kontrolli fillestar;

 Mjetet e regjistruara në emër të Trupës Diplomatike në Republikën e Shqipërisë;

 Mjetet në pronësi të personave invalidë;

 Mjetet motor dhe ciklomotor;

 Për pajisje me dublikatë të certifikatës së lëshuar nga DPSHTRR.

 KUJDES: Mjetet që kanë rezervuar për kontroll teknik kanë përparësi ndaj mjeteve për rikontroll!

 “ELEKTRIKE & HIBRIDE” - Tendenca në rritje e Automotivit Shqiptar!

 “ELEKTRIKE & HIBRIDE” - Tendenca në rritje e Automotivit Shqiptar!

 Ju ftojmë të ndiqni Drejtorin e Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve Z. Arben Progni për të mësuar më shumë mbi:

 Tendencat e mjeteve të regjistruara për herë të parë përgjatë vitit 2024;

 Tendencën e çregjistrimeve të përhershme të mjeteve me vjetërsi mbi 22 vjet;

 Përbërjen e flotës së mjeteve aktive në qarkullim rrugor.

 Zotëroni një kartë memorie tahograf dhe afati i vlefshmërisë ka përfunduar?!

 Zotëroni një kartë memorie tahograf dhe afati i vlefshmërisë ka përfunduar?!

 Brenda 5 ditë pune ju do të pajiseni me kartën e rinovuar!

Hapat që duhet të ndiqni:

 Drejtohuni pranë sportelit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku keni vendbanimin me:

Mjet identifikimi të vlefshme;

Lejen e drejtimit që zotëron të vlefshme;

Sinjalet Rrugore

Panelet Largësi - Tregues 

 Ku e ndeshim?

Këto sinjale vendosen përpara një kalimi në nivel, pavarësisht nëse është i mbrojtur me barriera apo jo.

 Paneli i parë, me tre shirita të kuq të pjerrët, vendoset në distancën 150 metra përpara linjës hekurudhore ose përpara sinjalit “Urë e lëvizshme”;

 Paneli i dytë, ai me dy shirita të kuq të pjerrët, vendoset në distancën 100 metra;

Sinjalet Rrugore

Vendkalim Këmbesorësh

Ku e ndeshim?

Sinjali vendoset 150 metra përpara sinjalizimit horizontal të një vendkalimi këmbësorësh (vijat e bardha), në rrugët interurbane dhe në disa rrugë urbane.

 Në prani të këtij sinjali janë të ndaluara manovrat e parakalimit, qëndrimi dhe pushimi mbi vijat e bardha.

 Drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të ndalojnë në prani të këmbësorëve.

Jam i pajisur me Diplomën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe dua të ushtroj mësimdhënien në autoshkollë si Mësues Teorie.

Qytetari pyet: Jam i pajisur me Diplomën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (profil Inxhinier Mekanik) dhe dua të ushtroj mësimdhënien në autoshkollë si Mësues Teorie.

E plotësoj kriterin dhe nëse po si duhet të veproj?

Sigurisht që PO! 

Mësuesi teorisë duhet të jetë i pajisur me Diplomën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (profil Inxhinier Mekanik), të ketë fituar me dëshmi Aftësi Profesional ( DAP).

Rimarrje Leje Drejtimi.

Back again! 

Rikthehen sesionet ritestuese për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!

Ndajmë me ju rezultatet e para për vitin 2025:

 Riregjistrime - 15 kandidatë;

 Prezent - 13 kandidatë;

 Fitues - ASNJË.

Nga fillimi i fushatës Qershor 2022, raportohet:

 Riregjistrime në Autoshkollë - 1,711 kandidatë;

 Rifitues Leje Drejtimi - 219 qytetarë ose 12.8% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

Mbani në vëmendje: 

I urojmë pension të mbarë zonjës së mrekullueshme Drita! 

 Sot kemi kënaqësinë të ndalemi për të nderuar një figurë të dashur të institucionit tonë, Znj. Drita Krasniqi pas një karriere 25 vjeçare me angazhim dhe përkushtim të palodhur, përmbylli një periudhë të suksesshme pune në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Standartizimit dhe Protokoll-Arkivit.

 Vlerat njerëzore, profesionalizmi dhe integriteti janë parimet që ajo ka promovuar gjatë gjithë karrierës së saj, duke qenë një model për brezat që do të pasojnë!

Si të shmangni keqkuptimet mbi Faturën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura?

 DPSHTRR informon:

Si të shmangni keqkuptimet mbi Faturën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura?

TVMP:

 Është taksë vjetore e detyrueshme, detyrimi i së cilës lind me datë 1 Janar të vitit përkatës;

 Përllogaritet dhe paguhet për periudhën 1 Janar - 31 Dhjetor të vitit përkatës;

 Ka vlefshmëri 365 ditë pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet;

Hapësirë e pamjaftueshme në pjesën e përparme apo të pasme të mjetit tuaj për targa të formatit normal? 

Hapësirë e pamjaftueshme në pjesën e përparme apo të pasme të mjetit tuaj për targa të formatit normal? 

E kemi zgjidhjen: Apliko për “Targa të Formatit Italian” ose për “Targa të Formatit Amerikan”!

Në dy hapa:

 Paraqitu pranë Drejtorisë Rajonale ku është regjistruar mjeti dhe dorëzoni “Dokument Identifikimi” dhe “Lejen e Qarkullimit”.

Raporti Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Dhjetor 2024.

Një tjetër vit i mbyllur me sukses për shërbimin e Kontrollit Teknik pranë DPSHTRR-së. 

Janar-Dhjetor 2024 ndan të dhënat në vijim mbi shërbimin e Kontrollit Teknik: 

Testimi i mjeteve 

 428,139 mjete të testuara, ose +8.2% krahasuar me Janar-Dhjetor 2022;

 84.1% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 35.4% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Mjete të ngelura në testim 

—> 31% e totalit të mjeteve kanë ngelur.

Arsyet e ngeljes 

—> 46% Mangësi vizuale e funksionale;

Mirëmëngjes nga DPSHTRR!

E hënë, 6 Janar 2025, ora 08:00 DPSHTRR dhe të gjithë Drejtoritë Rajonale hapën dyert për të gjithë qytetarët! 

Fillimet thërrasin për synime të reja dhe ne si përfaqësues të sektorit automotiv rrugor ju sugjerojmë që në listën tuaj të objektivave për vitin 2025 të shtoni edhe:

Të jeni drejtues mjeti të përgjegjshëm;

Të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;

Të kryeni kontrolle periodike të mjeteve tuaja për sigurinë tuaj, të pasagjerëve dhe përdoruesëve të tjerë të rrugës;

Fundi i Dhjetorit po afron! Shmang rradhën, rezervo online!

Fundi i Dhjetorit po afron! Shmang rradhën, rezervo online!

 MOS E LINI PËR NË MOMENT TË FUNDIT KONTROLLIN TEKNIK TË MJETIT TUAJ! 

DPSHTRR ju rikujton:

 Ju mund ta kryeni Kontrollin Teknik pranë çdo Drejtorie Rajonale pavarësisht vendbanimit tuaj;

 MOS E LINI PËR NË MOMENT TË FUNDIT PAGESËN E TAKSAVE VJETORE TË DETYRUESHME TË MJETIT TUAJ! 

Fundi i Dhjetorit po afron dhe bashkë me të edhe rradhët e gjata të pritjes, ndaj:

 MOS E LINI PËR NË MOMENT TË FUNDIT PAGESËN E TAKSAVE VJETORE TË DETYRUESHME TË MJETIT TUAJ! 

Kujdes

 Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar do të paguajë një kamatvonesë të barabartë me 0,06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë që nuk është paguar taksa.

 Retro Christmas vjen sërish këtë Dhjetor! 

 Retro Christmas vjen sërish këtë Dhjetor! 

Bashkohuni me ne në shëtitoren “Murat Toptani” për të festuar magjinë e Krishtlindjes me një atmosferë unike retro!  Klasike, dekor festiv dhe makina të viteve të arta të historisë… gjithçka që të kthen pas në kohë!

 20 Dhjetor 2024

 Shëtitorja “Murat Toptani”

 Nuk duhet humbur! Festoni Krishtlindjen në stilin Retro. 

Raporti shërbimeve për periudhën Janar - Nëntor 2024!

 Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën Janar-Nëntor 2024.

 Rritja e të ardhurave të realizuara me 135% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim:

ANALIZË E ECURISË SË SHËRBIMEVE 


3,015,587 totali i shërbimeve të ofruara, ose 60% më shumë krahasuar me Janar-Nëntor 2019;

KTHESË NË TË MAJTË 

 Jeni duke udhëtuar me mjet dhe keni pasiguri mbi vijimin e rrugëtimit tuaj për “Kthesë në të majtë” të mundshme ku mund të mungojë shikueshmëria?

 Mos u shqetësoni!

Sinjalet rrugore të parandalimit të rrezikut ju vijnë në ndihmë 150 m përpara pikënisjes së rreziqeve potenciale të mësipërme të cilat kanë si qëllim të rrisin vigjilencën tuaj!

KTHESË NË TË MAJTË 

Qendrat e Kontrollit Teknik do të ofrojnë shërbim përgjatë të shtunave të mbetura të Dhjetorit.

NJOFTIM!

DPSHTRR, me rastin e fundit të vitit me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të punës si edhe me angazhimin maksimal që asnjë qytetar të mos mbetet pa marrë shërbim, ka vendosur që:

Qendra e Kontrollit Teknik Tiranë;

Qendra e Kontrollit Teknik Fier;

Qendra e Kontrollit Teknik Korçë;

Qendra e Kontrollit Teknik Elbasan;

"Zëri Yt Dëgjohet" në Tiranë.

Ndalesa e radhës ishte pranë Drejtorisë Rajonale Tiranë ku falë gatishmërisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve të saj realizuam një vizitë produktive. Ndjekim nga afër nevojat, kërkesat, kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve!

 Për çdo paqartësi apo pyetje mund të na kontaktoni :

Keni shitur një mjet dhe keni dyshime që mjeti vijon të jetë në emrin tuaj? 

Keni shitur një mjet dhe keni dyshime që mjeti vijon të jetë në emrin tuaj? 

 KONTROLLO DHE BESO!

Mos e lini dyshimin tuaj të zgjasë në kohë, pasi nëse ndryshimi nuk është kryer të gjitha detyrimet e mjetit janë në emrin tuaj!

VERIFIKO:

 Online përmes e-Albania në rubrikën “Automjetet e mia”.

 Fizikisht në sportelin e Drejtorisë Rajonale.

Raporti mjeteve Green për periudhën Janar - Nëntor 2024

DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

Janar - Nëntor 2024, prezanton shifra motivuese ku:

Mjete All - Electric 

 2,800 Mjete All-Electric të regjistruara përgjatë periudhës ose 83% më shumë krahasuar me Janar-Nëntor 2023;

 16,5% e mjeteve me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë All-Electric;

Pages