“SIGURIA RRUGORE” është një nga projektet më të dashura të DPSHTRR-së.

You are here

 “SIGURIA RRUGORE” është një nga projektet më të dashura të DPSHTRR-së – një mision me rëndësi jetike për komunitetin dhe për të ardhmen e fëmijëve që nesër do të jenë drejtuesit e mjeteve rrugore!

 Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, raportohen:

 633 fëmijë pjesëmarrës në:

 FUSHATËN EDUKATIVE PËRMES ORËVE TË EDUKIMIT NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE TË SHQIPËRISË

Këndi Lëvizës i Edukimit mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore ka vizituar 8 shkolla, duke ndërvepruar me nxënësit përmes literaturës dhe aktiviteteve edukative.

PJESËMARRJE NË EVENTE TË HAPURA

Ekipi i Sigurisë Rrugore ka qenë i angazhuar në 5 aktivitete publike, organizuar nga DPSHTRR apo në bashkëpunim me palë të treta, për të promovuar kulturën rrugore dhe ndërgjegjësimin qytetar.

 Për më shumë informacion ose për të bashkëpunuar me nismat tona:

 https://siguriarrugore.dpshtrr.al/