Në kuadër të Javës së Administratës Publike, DPSHTRR organizon aktivitetin “Merr Fëmijët në Punë”.

Data e lajmit: 02 Jul 2025

 Në kuadër të Javës së Administratës Publike, DPSHTRR organizon aktivitetin “Merr Fëmijët në Punë”, më datë 4 Korrik, një ditë ndryshe dhe plot buzëqeshje për fëmijët e punonjësve tanë!

 Në këtë ditë të veçantë, zyrat tona hapin dyert për më të vegjlit, të cilët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ambientin e punës së prindërve të tyre, të përfshihen në aktivitete edukative, zbavitëse dhe të frymëzohen për të ardhmen!

 Dita do të jetë e mbushur me eksperienca të këndshme për fëmijët dhe prindërit njëkohësisht!

 Ejani të festojmë së bashku!