Përgjegjesi Sociale

You are here

Punonjësit e DRSHTRR Tiranë/ Durrës dhe DTSH Dhurojnë Gjak

Njihuni me heronjtë e ditës.

Punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Durrës dhe Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve, të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, dhanë kontributin e tyre vullnetar për dhurimin e gjakut, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre në nevojë.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane.

Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!

Takim Bashkëpunimi me Ambasadoren e Polonisë, Znj. Monika Zuchniak-Pazdan

Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me staf nga kjo drejtori,  ka realizuar  takimin me Ambasadoren e Polonisë, Znj.

Siguria Rrugore me Vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës Vlorë

Në Shtëpinë e Fëmijës, Vlorë, organizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore. Fëmijë të grupmoshave të ndryshme, mësuan përmes argëtimit, lojërave dhe librave të përshtatur për ta, normat dhe rregullat bazë të përdorimit të rrugës.

Le të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për t’u rritur denjësisht në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Stafi i DPSHTRR i Bashkohet Edicionit të 6-të të Maratonës në Kryeqytet

Adrenalinë! Sfidë! Emocion!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i bashkohet edicionit të 6-të të eventit më të madh sportiv në qytet. Mes 2500 vrapuesve ishin edhe përfaqësues nga kjo drejtori.

Vrapojmë për paqen! Sot dhe çdo ditë të vitit!

Për familjen, për shoqërinë, për komunitetin!

Stafi i DPSHTRR Dhuron Gjak

Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, prej disa vitesh tashmë është kthyer në një traditë në këtë, dhe kjo me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak. 

Si çdo vit, edhe këtë vit stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, dha kontributin e tij vullnetar në përkrahjen e kësaj nisme. 

Siguria Rrugore me shkollën "Jani Minga"

Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv. Me nxënësit e shkollës “Jani Minga” në Këndin e Sigurisë Rrugore, në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", Vlorë, ku edukojmë fëmijët mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.

DPSHTRR Një Institucion Miqësor ndaj Katërputroshëve

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Kafshëve, sjellim vëmendjen tek kujdesi dhe mirëqenia e tyre në rang global.

Prej 97 vitesh tashmë, me një komunitet individësh, organizatash dhe institucionesh, ku bëjmë pjesë edhe ne, lobohet për ndërgjegjësimin dhe kultivimin e një ambienti të përshtatshëm #petfriendly për të ofruar kushte mikpritëse për katërputroshët.

Dita Botërore e Pastrimit

Në vijim të fushatës të Ditës Botërore të Pastrimit, e cila synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, bëri bashkë si pjesë të aksionit të pastrimit të gjitha Drejtoritë Rajonale nga veriu në jug të Shqipërisë, si dhe punonjës nga Ambasada Ukrainës, Njësia Administrative numër katër në Tiranë, duke dhënë mesazhin se një mjedis i pastër është përgjegjësi qytetare.

Mjedisi i pastër - përgjegjësi e të gjithëve.

Fillimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë Vjen Plot Aktivitete

Fillimi i javës Evropiane të Lëvizshmërisë, sjell një sërë aktivitetesh dhe evente të cilat promovojnë lëvizjet alternative nëpër rrugët e qytetit Tirana është një ndër qytetet më aktive në promovimin e përdorimit të biçikletës, duke lehtësuar lëvizjen e tyre me korsi të dedikuara.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Tiranë, 16- 22 Shtator

Java Evropiane e Lëvizshmërisë, si një projekt i përvitshëm i Komisionit Europian, synon përmirësimin e cilësisë së jetesës duke promovuar përdorimin e transportit publik, biçikletën  e mjete të tjera alternative, dhe sigurisht ecjen.

Tema për këtë vit është "Lidhje më të mira", dhe synon të nxjerrë në pah dhe të nxisë sinergjitë midis njerëzve dhe vendeve që ofrojnë ekspertizën, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin për lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe për të promovuar ndryshime të sjelljes mbi lëvizshmërinë aktive.

Dita botërore e pastrimit!

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Ditën Botërore të Pastrimit do t'i bashkohet nismës së Green Line Albania për pastrimin e Shqipërisë!

Secilin prej jush mund të jetë pjesëmarrës duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup për largimin e sa më shumë mbeturinave nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, si dhe nga akset kombëtare. Mjaftojnë vetëm 4 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

- Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;

Orët edukative të Sigurisë Rrugore bashkohen në Festivalin e Skulpturave të rërës në Velipojë

Orët edukative të Sigurisë Rrugore i bashkohen aventurës së radhës në Festivalin e Skulpturave të rërës në Velipojë.

Në datat 24-27 Gusht, artistë ndërkombëtarë nga e gjithë bota, do t’i bashkohen këtij eventi, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Kjo është një mundësi e mirë, që teksa eksploroni skulpturat gjigande dhe pak plazh në rërën fantastike të Velipojës, fëmijët tuaj të angazhohen në një aktivitet zbavitës dhe edukativ.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Nëse jeni një i ri apo e re nga mosha 21- 26 vjeç dhe ke përfunduar ciklin e parë të studimeve  “Bachelor”, po vjen një mundësi e artë për të aplikuar  në: https://praktika.riniafemijet.gov.al që edhe ju të jeni pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

EUCARIS Miraton Instrumentin EREG për Shkëmbimin e të Dhënave edhe për Vendet Jashtë BE

Prej disa vitesh lobimi dhe të ndihmuar nga anëtarësimi i  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor prannë CITA (Komiteti Ndërkombëtar i Inspektimit të Automjeteve), vjen drita jeshile nga EUCARIS (Sistemi Europian i Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit), për shkëmbimin e të dhënave (mjete & leje drejtimi) nga ky sistem evropian edhe për vendet jashtë Bashkimit Europian, nëpërmjet instrumentit EREG(Shoqata e Europiane e Mjeteve dhe Autoriteve të Regjistrimit te Drejtuesve të Mjeteve).

Siguria Rrugore në shkollën "Emin Duraku", Tiranë!

Vijon projekti “Të Sigurt për në Shkollë, Të Sigurt për në Shtëpi”! Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore u mirëprit nga nxënësit e klasës së katërt të shkollës "

Aksidentet Rrugore Janar-Mars 2022!

Edhe tremujori JANAR-MARS 2022 konfirmohet shumë POZITIV!

    Super atmosferë me Gent Bushpepa!

      Super atmosferë me këngëtarin e rockut, Eugent Bushpepa, në South Outdoor Albania ku Retro Albania i dedikoi artistit një Targë Suvenir! Mund të porosisni një targë suvenir online në websitin zyrtar të Retro Albania, www.retro.al, ku mund të përzgjidhni 9 karaketere, ngjyrën dhe formën e targës. Proces shumë praktik dhe i shpejtë.

    Targat Suvenir në SOF!

    Argëtim, kulturë dhe solidaritet me Ukrainën! Punishtja jonë e Targave Vintage nga DTSH është vendosur në Borsh, mes South Outdoor Festival e pranë Kampit të Sigurisë Rrugore të DPSHTRR!

    Siguria Rrugore në South Outdoor Festival, Borsh!

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve e Transportit Rrugor ju fton të vini në Borsh!

    Ndryshime në sektorin e Autoshkollave, sigurinë rrugore dhe për drejtuesit e mjeteve!

    Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, risi dhe ndryshime pozitive vijnë për sektorin e Autoshkollave, Sigurinë Rrugore dhe për drejtuesit e mjeteve me Udhëzimin e ri të MIE, Nr. 9, dt. 14.4.2022.

    Bëhu një shofer/e i/e zgjuar!

    Kërkohet shoferi më smart i botës! A gjendet ai vallë në Shqipëri?!

    Solidaritet për Ukrainën!

       

    Solidaritet me Ukrainën, me evropianët ukrainas të sulmuar e dhunuar në shtëpinë e tyre nga agresori që nuk është Rusia por një i çmendur në kontroll të aparatit ushtarak rus që po terrorizon ukrainasit dhe tërë globin në vitin 2022! Kjo nuk është as luftë, është KRIM i pacipë kundër njerëzimit, është sulm ndaj të gjithëve ne, ndaj lirisë e ndaj jetës sonë! Lutemi për Ukrainën dhe fatin e të gjithë botës! Vuajmë me Ukrainën!

    Bli një targë suvenir si në foto, dhe fondi shkon për popullin në nevojë të Ukrainës!

    Pages


    "DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

    Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”