Përgjegjesi Sociale

You are here

Si të ndihmojmë stafin mjekësor në raste emergjente?

 Ju mund të ndihmoni stafin e urgjencës të mbërrijë në vendngjarje sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta në rrugë:

Kur një ambulancë, një mjet i policisë ose një zjarrfikëse afrohet nga pas me sirenën ndezur, duhet të lironi menjëherë kryqëzimin!

Nëse ndodheni në një rrugë me një apo dy korsi, zhvendoseni menjëherë mjetin në kufirin e djathtë të rrugës. Mos harroni të përdorni sinjalin e drejtimit!

Pse duhet të vaksinohemi?

 Pse duhet të vaksinohemi?

•Vaksina ju mbron nga COVID-19, edhe nëse infektoheni nga virusi, simptomat janë shumë më të lehta, duke mos rrezikuar pasoja të rënda apo fatale.

•Duke u vaksinuar, ju jepni kontributin tuaj për të luftuar COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e familjes, miqve dhe komunitetit ku jetoni.

•Vaksinimi është hapi i parë drejt normalitetit të ri.

•Është e thjeshtë dhe pa pagesë.

Ambasadorët e Sigurisë Rrugore – Deborah Keçi mesazh sensibilizues ndaj pedalimit të sigurtë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, falenderon sportisten dhe Drejtoreshën e KF Tirana, Deborah Keçi, që pranoi menjëherë ftesën për të qenë Ambasadore e Sigurisë Rrugore për të ndarë me ne disa këshilla mbi pedalimin e sigurt.

Biçikleta është një nga mjetet më praktike dhe argëtuese të transportit në qytet.

A e dini se:

• 51% e të prekurve nga aksidentet rrugore në zonat urbane janë çiklistët dhe këmbësorët.

• 97% e çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja fatale, nuk kishin vendosur kokoren.

Ambasadorët e Sigurisë Rrugore – Blendi Fevziu mesazh sensibilizues ndaj mospërdorimit të alkolit në timon

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon gazetarin Blendi Fevziu, i cili pranoi menjëherë ftesën për të qenë Ambasador i Sigurisë Rrugore duke ndarë me publikun këtë mesazh kaq të rëndësishëm për udhëtimin e sigurt me mjet.

• A e dini se 1 nga 3 aksidente rrugore me pasojë vdekjen shkaktohet nga përdorimi i alkoolit në timon?

DPSHTRR - Klea Huta dhe Elgit Doda mesazh senibilizues prindërve për sigurinë e fëmijëve në mjet

 Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë. 

KUJDES - Siguroni fëmijët në ulëset përkatëse dhe gjithmonë lidhni rripin e sigurisë

Një numër i madh prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë ose duke i ulur fëmijët në sediljet përpara.

A E DINI SE:

Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësise, 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore.

DPSHTRR Buzëqesh - Nis vaksinimi për personelin e drejtorisë së përgjithshme

Javën e kaluar morën dozën e parë të vaksinës personeli i drejtorive rajonale të DPSHTRR-ës, ndërsa ditën e djeshme, pjesë e vaksinimit u bënë edhe subjektet e transportit ndërqytetës dhe stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. 

Falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vijon imunizimi i subjekteve të transportit rrugor kundër Covid-19.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë vaksinatorët, për punën e palodhur dhe për energjinë pozitive që përçojnë çdo ditë në shërbim të jetës.

DPSHTRR Buzëqesh - Nis vaksinimi për personelin e drejtorive rajonale

   

Me nisjen e vaksinimit për subjektet e transportit rrugor, ka filluar vaksinimi edhe për punonjësit e sporteleve të shërbimit në drejtoritë rajonale të DPSHTRR. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është një ent publik, i cili ofron 2.1 milionë shërbime në vit, prandaj vaksinimi i personelit është mëse i nevojshëm për të parandaluar çdo risk të mundshëm për stafin dhe për qytetarët që paraqiten pranë sporteleve të shërbimeve.

DRSHTRR Tiranë - Ministrja Balluku vizitë gjatë procesit të punës

DRSHTRR Tirana, një shembull i transformimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve!

Ambiente dinjitoze, pa radhë të gjata pritje dhe mbi të gjitha me kosto më të ulët e standard shumë herë më të lartë!

Ministrja Balluku inspekton ndërhyrjet dhe përmirësimet e bëra në këtë drejtori, ku gjatë vitit të kaluar janë ofruar 767,078 shërbime për qytetarët!

Rezervo online takimin për shërbimet në sportel

Rezervo online takimin  për shërbimet në sportel për shërbimet në sportel lidhur me mjetin tuaj (leja e qarkullimit, targat, etj., në DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe Durrës): 

DPSHTRR: Përfundon shtëpia e re për familjen Haxhiajt

U krye edhe një punë tjetër zemre! Shtëpia e tretë e re, e cila u ndërtua me fondet e mbledhura vullnetarisht nga të gjithë punonjësit e DPSHTRR, për t’i ardhur në ndihmë kësaj here familjes së Visjon Haxhiajt, Bashkia Tiranë, ka përfunduar! 
Solidariteti i ndryshon për mirë jetën një familjeje në nevojë, të goditur rëndë nga tërmeti! 
Për më shumë, shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/dpshtrr-perfundon-shtepia-e-re-fam...

22 PRILLI- DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS

DITA E TOKËS

Ta duam, ta respektojmë e ta mbrojmë planetin tonë çdo ditë! 

#EarthDay

 #22Prill 

DPSHTRR: Shtëpi e re për familjen Kraja në Shkodër

   

Një tjetër akt solidariteti dhe mbështetje vjen nga DPSHTRR! Familja Kraja në Shkodër, e cila prej 20 vjetësh jetonte në kushte shumë të vështira e me probleme shëndetësore, gëzon sot shtëpinë e re! 

Pas apelit të Star Plus TV për rastin dhe me nismën e DRSHTRR Shkodër, të gjithë punonjësit e DPSHTRR u solidarizuan për të dhuruar ndihmë monetare për ndërtimin e banesës së familjes!

Për ekipin e DPSHTRR, kjo është shtëpia e tretë brenda 1 viti që po ndërtohet falë kontributit e dëshirës për të ndihmuar familje në nevojë!

KËNDI EDUKATIV I SIGURISË RRUGORE NË FIER

Çdo javë në qytete të ndryshme me këndin e Sigurinë Rrugore!

Njihemi me rregullat e sinjalistikën, respektojmë përparësinë; mësojmë çfarë sjellje është gabim e duhur dhe e sigurt në rrugë; simulim situata kryqëzimesh e ndalesash para vijave e semaforëve; pedalim dhe kalim rruge në vendet e duhura; shembuj e mësime me botimin e ri të librit ilustrativ e argëtues. 

Për të parë më shumë nga aktiviteti edukativ, me Këndin Lëvizës të Sigurisë Rrugore, me vogëlushët e Fierit, shiko në:

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Korçë

Përshëndetje nga Korça!

Nga një qytet në tjetrin, vijojmë programet e edukimit të fëmijëve mbi sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor përmes Këndit Lëvizës të Sigurisë Rrugore! 

Mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor sepse ne e dimë që edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes! 

Për më shumë, shiko këtu:

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/kendi-edukativ-i-sigurise-rrugore-...

Risia më e re nga DPSHTRR- Kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore në  Vlorë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve tëTransportit Rrugor, pas aktiviteteve të Këndeve Lëvizëse të Trafikut, anembanë vendit dhe nismës së projektit ambicioz Auto Moto Park (Elbasan), në proces, sjell një tjetër risi!

Në ambientet e shkollës industriale “Pavarësia”, do të vendoset së shpejti një kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore, për t’i zhvilluar së bashku orët edukative, me studentët e degës "Shërbim Mjetesh Transporti" dhe instruktorëve të ardhshëm të autoshkollave.

Mbjellja e 250 fidanëve në Tarabosh - DRSHTRR Shkodër

Dhurata më e bukur për të ardhmen është pasurimi i natyrës.
Një falënderim i veçantë për iniciativën dhe kontributin e vyer që  punonjësit  e DRSHTRR Shkodër, dhanë me mbjelljen e më shumë se 250 fidanëve, në Tarabosh.

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/mbjellja-e-250-fidaneve-ne-tarabos...

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Kavajë

Bashkë me vogëlushët e qytetit të Kavajës, zhvilluam orën mësimore simpatike e të dobishme për sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor në Këndin e Sigurisë Rrugore.

Mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor sepse ne e dimë që edukimi që nis që në vegjëli, n bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes! 

Për më shumë, shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/kendi-edukativ-i-sigurise-rrugore-...

Mbështetje familjes Haxhiajt - Ndërtimi i shtëpisë së re drejt përfundimit

Është drejt përfundimit puna për ndërtimin e shtëpisë së z.Visjon Haxhiajt, pranë Bashkisë Tiranë, dhe shumë shpejt, së bashku me të gjithë familjen e tij do të kenë mundësi të jetojnë në një ambient të sigurt! 
Totali i mbledhur, vullnetarisht në ndërtimin e kësaj banese, nga gjithë stafi i DPSHTRR (drejtoritë rajonale dhe drejtoria qendrore) ka arritur në shumën prej 3,283,300 lekë të reja.
Solidariteti i ndryshon për mirë jetën një familjeje të madhe të goditur rëndë nga tërmeti!
 

Siguria rrugore - Shkolla "Ibrahim Kodra”

Një tjetër aktivitet me këndin lëvizës të Sigurisë Rrugore  u zhvillua, këtë herë, në qytetin bregdetar të Durrësit!

Bashkë me nxënësit e klasave të katërta, të shkollës “Ibrahim Kodra”, zhvilluam orë mësimore me rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duke diskutuar temat e broshurës “Luaj me hapa të sigurt”. 

U kënaqëm shumë me këtë orë kaq edukuese dhe interaktive!

Përgatisim fëmijët që nesër të jenë qytetarë të përgjegjshëm!

Për më shumë, shiko në: 

Siguria rrugore- Kopshti "Kridenel” Vlorë

Nën kujdesin e stafit të DRSHTRR Vlorë dhe edukatorëve të kopshtit “Kridenel, përgatitëm  sëbashku, këtë orë mësimore kaq simpatike e të dobishme për fëmijët️ e këtij kopshti.

Mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse ne e dimë që edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes. ️

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë.

Për më shumë, shiko në: 

Ndihmë monetare nga stafi i DRSHTRR Shkodër - Ndërtohet një tjetër banesë

Një tjetër akt solidariteti dhe mbështetje vjen nga DPSHTRR! Familja Kraja, në Bashkinë Shkodër, do të bëhet me shtëpi të re!

Apelit për ndihmë, të shfaqur në televizionin lokal 'Star Plus', në qytetin e Shkodrës, i është përgjigjur stafi DRSHTRR Shkodër, me drejtues  Elson Çeliku, së bashku me DPSHTRR, për të dhuruar ndihmë monetare për ndërtimin e banesës së familjes.

Kryefamiljarja, znj.Xhemile, së bashku me të birin e saj, Brigenin, janë shprehur mirënjohës për këtë akt human, për familjen e tyre.

Të gjithë së bashku mund tia dalim!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga