Aktivitet në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore

You are here

Në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Kryqin e Kuq Shqiptar, Bashkia Tiranë, GBi & Safety Academy dhe Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania"- SCPA, Task-Forca e Transportit Rrugor, sjellin një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese mbi sigurinë rrugore.

  • Këndi i Sigurisë Rrugore me ekspertët e trajnuar
  • Edukimi mbi dhënien e ndihmës së shpejtë me Kryqin e Kuq
  • Pedalim me biçikleta nga shkolla e dyrrotakëve
  • Simulatorë për sigurinë rrugore

Kujto të gjithë ata që humbën betejën me jetën nga pakujdesia në timon.
Sensibilizohu dhe vepro! Ti nuk duhet të jesh një statistikë! 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga