Stafi i DRSHTRR Shkodër Dhuron Për Familjet Në Nevojë

Data e lajmit: 28 Dec 2022

Këtë fundjavë, ekipi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër u solidarizua vullnetarisht për të kontribuar me ndihma ushqimore për të qenë sa më afër dhe për të plotësuar sadopak sofrat e familjeve në nevojë në këto ditë festash!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon ekipin e kësaj drejtorie rajonale për këtë veprim solidar!