DPSHTRR në Universitetin e Tiranës për Workshopin e Organizuar me Temë “Menaxher Marketingu në Shqipëri”

Data e lajmit: 23 Dec 2022

Së shpejti, në sajë të marrëveshjes mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universiteti i Tiranës, do të rrisim bashkëpunimin për zhvillimin e praktikave profesionale me studentët, të cilët do të njihen më afër me tregun e punës dhe shërbimet që ofrohen në administratën publike, domosdoshmërinë e të rinjve të kualifikuar në fushat e komunikimit dhe marketingut digjital për përmirësimin e shërbimeve me qytetarët e shumë projekte të reja e mundësi trajnimesh e anketimesh mbi shërbimin.

Si një nga institucionet më aktive në platformat sociale, është në fokusin kryesor të Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët, ofrimi i shërbimeve cilësore në kohë të shpejtë, informimi i qytetarëve në kohë reale online.