Mjetet diplomatike pajisen me targa CD ose TR (jeshile). Mjetet e konsujve të nderit mund të pajisen edhe me 2 shenja dalluese HCC përmes Autorizimit për Pajisje me Shenjë Dalluese HCC.
Për t’u pajisur me targë CD ose TR (jeshile) të mjetit (automjet ose motor) personal, ju duhet të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.
Dokumentet
- Dokument identifikimi të anëtarit të përfaqësisë diplomatike. Personi që kryen veprimet duhet të ketë një dokument identifikimi dhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.
- Kërkesën e lëshuar nga Drejtoria e Protokollit të Shtetit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), në të cilin identifikohen:
- Anëtari i trupit diplomatik;
- Lloji i targës CD ose TR (jeshile);
- Të dhënat e mjetit (marka, tipi, shasia, ngjyra), ose konsulli i nderit për të cilin lëshohet HCC me të dhënat e mjetit.
- Dokumentet shoqërues me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuar nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, si: leje qarkullimi dhe/ose certifikatë pronësie, ose çregjistrim për eksport, në origjinal, dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal, kontrata e sigurimit të mjetit;
- Nëse mjeti i ri/ 0 km është blerë në Shqipëri, do të nevojitet edhe:
RBS - Konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.
Shënim: Nuk ka nevojë të jenë të përkthyera dhe noterizuara:
- Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
- Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
- Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht.
Pasi të kryeni Kontrollin Fizik të mjetit në Drejtorinë Rajonale, do të pajiseni me Certifikatën e Kontrollit Fizik;
Paraqituni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën.
Kontrolli Teknik
Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten brenda 7 ditëve në Qendrën e Kontrollit Teknik, për t’ju nënshtruar kontrollit teknik.
Tarifa
|
Regjistrimi i Mjetit Diplomatik
|
Mjet i blerë në Shqipëri
|
Mjet i blerë jashtë shtetit
|
|
Certifikatë e Kontrollit Fizik të Mjetit
|
2,000 lekë
|
2,000 lekë
|
|
Leje Qarkullimi
|
2,500 lekë
|
2,500 lekë
|
|
Pajisje me targa (2,000 lekë/targa)
Mjet: 2 targa
Motomjet: 1 targë
Pajisje me targa me përzgjedhje HCC
|
4,000 lekë Targë për Mjete*
2,000 lekë Targë për Motomjete*
(nëse ndërrohen targat ekzistuese)
|
4,000 lekë
|
|
RBS
|
1,400 lekë
|
-
|
|
Shenja dalluese HCC (opsionale)
|
1,100 lekë/copë
|
1,100 lekë/copë
|
|
Lëshimi i autorizimit për pajisje me HCC (opsionale)
|
1,000 lekë
|
1,000 lekë
|
Mjeti përjashtohet nga taksat, ndërsa fatura e shërbimit është 200 lekë në vit.
- Targat CD, TR (jeshile) dhe simboli HCC nuk janë të transferueshme për rastet kur mjeti shitet ose ndryshon pronësi.
- Numri i targave jepet në mënyrë progresive, me përjashtim të ambasadorit ose të përfaqësuesit të organizatës, i cili mban në automjetin e tij zyrtar dhe personal nr. 00 01.