Ndryshim në Gjeneralitete / Ndryshim Vendbanimi

You are here

Paraqitja dhe dokumentacioni

Qytetari paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet si më poshtë:

  • Dokument identifikimi i vlefshëm me gjeneralitetet e ndryshuara
    (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti
    që vërteton aftësinë shëndetësore për drejtimin e mjetit rrugor për kategorinë përkatëse, e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit
    (vetëm në rastet kur kërkohet vlefshmëri e re e lejes së drejtimit).
  • Leja e drejtimit ekzistuese
    ose vërtetim denoncimi në rast humbjeje.
  • 1 (një) fotografi me ngjyra, përmasa 4 x 5 cm
    për pajisje me “Kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit”.

Marrja e fotos dhe e shkrimit

Aplikantit:

  • i merret fotografia digjitale;
  • i merret shkrimi elektronik (emër dhe mbiemër) në pajisjen elektronike.

Këto të dhëna pasqyrohen në lejen e drejtimit.

 Tërheqja e lejes së drejtimit

Leja e drejtimit tërhiqet pranë sportelit të shërbimit të DRSHTRR-së ku është kryer aplikimi:

  • brenda 30 minutave për DRSHTRR Tiranë;
  • brenda 5 ditëve për DRSHTRR-të e tjera.

Ndryshim Vendbanimi

Për ndryshimin e vendbanimit, mbajtësi i lejes së drejtimit duhet të paraqitet pranë drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin dhe të paraqesë kërkesën për transferim të dosjes së lejes së drejtimit kundrejt kryerjes së pagesës përkatëse të shërbimit prej 1,000 lekë.

Tarifa

  • Për personat me moshë < 65 vjeç: 4,500 lekë;
  • Për personat me moshë ≥ 65 vjeç: 2,000 lekë;
  • Për personat me sëmundje të veçanta / me aftësi të kufizuara: 2,000 lekë;
  • Kur personi ka kategorinë B dhe vlefshmëria e lejes së drejtimit del më pak se  5 vjet: 2,000 lekë;
  • Për pajisje me lejedrejtimi dublikatë nëse personi ka kategorinë B dhe vlefshmëria del më pak se  5 vjet: 2,000 lekë.

Tarifë për transferim dosjeje: 1,000 lekë (vetëm në rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR tjetër nga vendbanimi)