Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kombëtare

You are here

Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kombëtare

Në kuadër të forcimit të kontrollit rrugor dhe rritjes së sigurisë në rrugë, DPSHTRR, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor, ka nisur fushatën e kontrollit inteligjent të mjeteve në qarkullim.

Fushata ka nisur në aksin Tiranë–Milot dhe do të vijojë në akset kryesore kombëtare.

Qëllimi i fushatës:

Rritja e sigurisë rrugore

Evidentimi i mjeteve me mangësi ligjore

Garantimi i kontrollit teknik të rregullt

Forcimi i ndërgjegjësimit mbi detyrimet ligjore

Ky bashkëpunim institucional përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve të monitorimit dhe kontrollit të transportit rrugor.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”