TIRANA GRAND PRIX III — ZYRTARISHT I HAPUR!
Sonte Tirana ndezi dritat për edicionin e tretë të Tirana Grand Prix.
Një natë e mbushur me histori, pasion dhe elegancë automobilistike.
Makinat historike sollën në shesh historitë e tyre.
Publiku i dha eventit energjinë e Tiranës.
Dhe kjo ishte vetëm dita e parë...
Deri më 4 tetor, Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë pika e takimit për të gjithë ata që duan automobilizmin, makinat historike dhe emocionin e garës.
Tirana Grand Prix III — historia e automobilizmit, në zemër të Tiranës.