DJE VS SOT në DRSHTRR Dibër!

Data e lajmit: 28 Feb 2022

    Si e gjetëm DRSHTRR Dibër!!! Kemi tendencën të harrojmë shpejt, por punët e mira flasin vetë! Albumi me pamjet DJE - SOT, për të kuptuar se transformimi, kthimi i besimit, rilindja e shërbimit kërkojnë kushte dhe kohën e domosdoshme të ndodhin! Vijon puna për rikonstruksionin dhe shtesën në kompleksin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër dhe rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik. Janë kryer punime në; sistemimin e oborrit, rrjetin e ri të furnizimit me energji, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim, sinjalistikë, ambiente sanitare, minipoligon testimi, ndriçim dhe gjelbërim e një sërë zërash të tjerë të cilët janë dallueshmërisht të përmirësuar! Për qytetarët dhe punonjësit tanë do vijojmë të punojmë e krijojmë kushte dinjitoze shërbimi!