Mirëadministrimi në shifra!

You are here

   

Mirëadministrimi në shifra!
DPSHTRR investoi në 2021 për digjitalizimin, sistemet operative e pajisjet informatike +3,236% krahasuar me investimet e realizuara në vitin 2018!
•1,523,195 shërbime online ose +94% shërbime më shumë!
•Është dyfishuar numri i shërbimeve online të DPSHTRR të ofruara në e-Albania (nga 26 në 52 shërbime)!
DPSHTRR renditet e para në rang vendi për numrin e shërbimeve e aplikimeve online të ofruara përmes e-Albania, që shënojnë 52 shërbime nga 4 që ishin në vitin 2018, pra me një rritje me +1,200%!
Vëmendja te Qytetarët!
Falë rikonceptimit të shërbimeve, uljeve të tarifave, heqjes së procedurave/burokracive dhe zgjerimit të rrjetit në territor, i janë kursyer qytetarëve jo vetëm para por edhe kohë e çmuar dhe kosto lëvizjeje!
Më pranë qytetarëve
Në krahasim me vitin 2018:
+76% Mbulim i territorit me zyra shërbimi!
+325% ose + 13 zyra të reja shërbimi!
+347,233 Shërbime më pranë qytetarëve krahasuar me vitin 2018!
Kursyer qytetarëve:
•17,361,650 Km rrugë vajtje-ardhje në total të eliminuara (mesatarisht 50 km për çdo zyrë);
•1,215,316 Lt. karburant;
•219 Milionë lekë kursimi total nga afrimi fizik i zyrave të shërbimeve me prezencë të domosdoshme.
Gjenerimi i vendeve të punës 2019-2021:
3,474 të punësuar në mënyrë direkte ose të mbështetur nga DPSHTRR për vitin 2021!
4,012 Paga nga operatorët ekonomikë mbështetur nga DPSHTRR me anë të investimeve sipas kontratave të tregut dhe funksioneve të reja profesionale për periudhën 2019-2020!

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”