Në Porsche Albania, kompani pioniere e standardeve në sektorin tonë automotiv, bashkë me Ministren e Shtetit për Mbështetjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali

You are here

Në Porsche Albania, kompani pioniere e standardeve në sektorin tonë automotiv, bashkë me Ministren e Shtetit për Mbështetjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali, në turin e bashkëbisedimeve për t’u njohur nga afër me eksperiencat në tregun shqiptar të automjeteve, problematikat e nevojat, risitë e progresin e përfaqësive ekskluzive të markave globale por edhe për të mbledhur ide e sugjerime! Të nderuar të njiheshim me ambiciet e POAL, i autorizuar për shitjen, garancinë, riparimin dhe mirëmbajtjen e Audi, Volkswagen, Skoda dhe Seat, së fundmi të parët në rajon për nivelin e certifikimit të ekipit edhe për mjetet elektrike të këtyre brandeve! 

Pas një përfaqësimi të suksesshëm në edicionin e parë të Automotive Fair Albania me modelet më inovative green të shtëpisë së saj, Porsche Albania bëhet gati për edicionin e dytë të Automotive Fair Albania, Tetor 2023! Së bashku me ministren Bilali, diskutuam për mbështetjen në nxitjen dhe promovimin drejt mobilitetit Green për një të ardhme lëvizshmërie ekologjike,  duke vlerësuar si detyrim e përgjegjësi vëmendjen dhe kujdesin nga shteti krah investimeve të tilla në vend dhe politikave të importit dhe të mbrojtjes së konsumatorit! 

Kënaqësi ecuria e aplikacionit “Makina Ime”, produkt i Porsche Albania, si një ndihmës inteligjent për përdoruesit e mjeteve dhe transaksioneve transparente mbi mjetin! 

 Porsche Albania, model frymëzues suksesi!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”