Trajnim me ekipin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve të Drejtorive tona Rajonale!

You are here

Fundjava na gjeti me trajnimin dhe kualifikimin e gjithë ekipit të Degës së Drejtuesve të Mjeteve, të Drejtorive tona Rajonale, mbi njohjen dhe zbatimin e akteve dhe ndryshimeve të reja ligjore, procedurave të reja në ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve si dhe mbi Kodin e Etikës së DPSHTRR-së.

Ky program periodik synon rritjen e kompetencës profesionale të punonjësve në Degën e Drejtuesve të Mjeteve, në Drejtoritë Rajonale, duke respektuar parimet e etikës dhe komunikimit dhe përputhshmërinë e veprimeve të kryera gjatë shërbimit me kërkesat e legjislacionit në fuqi, standardit ISO/IEC 17024, dhe direktivës 2006/126/EC të Parlametit Evropian “Mbi lejet e Drejtimit”, të ndryshuar.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”