Vijon puna në kantierin e QKT DRSHTRR Fier!

Data e lajmit: 03 Feb 2022

    Vijon puna në kantierin e QKT, DRSHTRR Fier, pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar! Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier, ku ofrohet shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, është investimi ynë më i ri! Rikualifikim tërësor i objekteve, oborrit, instalime të reja, pajisje e mobilim i ri, gjithshka me fonde 100% nga vetëfinancimi!