Vijon puna rikualifikuese në DRSHTRR Dibër!

Data e lajmit: 26 Jan 2022

    Vijon puna për rikonstruksionin dhe shtesën në objektin e DRSHTRR Dibër, rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik dhe sistemimin e oborrit, rrjetin e ri të furnizimit me energji, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim, sinjalistikë, ambiente sanitare, minipoligon testimi, vendroja, ndriçim e gjelbërim, etj! Përmirësim, kushte cilësore e komode për qytetarët e punonjësit tanë.