Blendi Gonxhja

You are here

Inspektim në territorin e AUTOMOTOPARK-ut në Elbasan!

    Me këmbë në tokë, aty ku do të ngrihet Automotoparku i parë shqiptar dhe më i madhi në rajon, Krastë, Elbasan!

Rikualifikimi i Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Vlorë

    Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë, investim 100% nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor infrastrukturor e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor! Punimet vijojnë pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit!

Zgjerimi i ambienteve të shërbimit në DRSHTRR Laç (Kurbin)

    Vijon puna për zgjerimin e ambienteve të shërbimit në DRSHTRR Laç (Kurbin) ku po ngrihet struktura e re e Kontrollit Fizik, certifikimeve dhe Tahografit pranë objektit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore, ku njëkohësisht po rikualifikojmë tërësisht ambientet e Kontrollit Teknik, për të optimizuar e modernizuar kushtet e punës për punonjësit dhe për qytetarët e subjektet e një qarku me shumë

DPSHTRR - Tjetër rekord në periudhën Janar-Korrik

Periudha Janar-Korrik, ka qenë e mbushur me rekorde nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në volume shërbimesh, rendiment dhe të ardhura.

1,715,522 shërbime të ofruara, +29% më shumë se në vitin 2020.

+39% më shumë të ardhura.

+256% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

426,211,000 Lekë të ardhura nga shërbimet risi gjatë këtij viti ose 272% më shumë se vitin e kaluar.

Si të ndihmojmë stafin mjekësor në raste emergjente?

 Ju mund të ndihmoni stafin e urgjencës të mbërrijë në vendngjarje sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta në rrugë:

Kur një ambulancë, një mjet i policisë ose një zjarrfikëse afrohet nga pas me sirenën ndezur, duhet të lironi menjëherë kryqëzimin!

Nëse ndodheni në një rrugë me një apo dy korsi, zhvendoseni menjëherë mjetin në kufirin e djathtë të rrugës. Mos harroni të përdorni sinjalin e drejtimit!

DPSHTRR - Kontrolli Teknik Mobil

Kontrolli Teknik Mobil: Për mjetet e volumeve dhe peshave të mëdha, vjen kolaudimi tek flota/parku juaj.

Në ndihmë të subjekteve, për të mos ngarkuar trafikun e qarkullimin, për të ulur ndotjen e rrezikun që lëvizja e këtyre mjeteve shkakton, DPSHTRR ka nisur ofrimin e shërbimit të Kolaudimit, në shembullin e EasyCheck të Kontrollit Fizik, duke dërguar ekipin tek subjekti.

NJOFTIM - Orari i shërbimit në sportel për datën 07.09.2021

NJOFTIM

Në ditën e pushimit zyrtar, më datë 6 Shtator, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele.

Në datën 7 Shtator, orari i shërbimit është:

08:00-19:00

DRSHTRR Berat - Punimet e kompleksit të ri drejt fundit

Punimet në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat për kompleksin e ri, janë drejt përfundimit.

Vijojmë me sistemimet e jashtme, finiturat, lidhjet me rrugët, sistemime rrethimi e montime zgara, asfaltim dhe kuneta, gjelbërim, trotuare, mbushje inerte, interiore e sisteme, instalime rrjete dhe pajisje.

DRSHTRR Vlorë - Rikualifikimi i godinës së Qendrës së Kontrollit Teknik

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë.

Ky përsëri është një investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor estetik dhe funksional, drejt një standardi bashkëkohor dhe cilësor.

Punimet do vijojnë pa e ndërprerë shërbimin për qytetarët.

Për më shumë informacion:
https://www.dpshtrr.al/drshtrr-vlore

DPSHTRR Kontrolli Teknik - Statistikat e periudhës Korrik-Gusht

Prej 31 Majit, 2021, shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatë periudhës Korrik - Gusht, janë testuar 101,441 mjete rrugore nga të cilat:

69.6% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete (4 deri 8+1).

18.5% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete kamiona.

4% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete autobusa.

2.5% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete rimorkio.

DPSHTRR - Zëri yt dëgjohet

  Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndjek nga afër perceptimin e qytetarëve dhe shqetësimet apo sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona.

Plotësoni pyetësorin online:

https://www.dpshtrr.al/kontaktoni/zeri-yt-degjohet

DPSHTRR - Rregullat strikte anti-covid që duhet të ndiqni nëse do të merrni shërbim në sportel

 Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së me rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19.

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve:

Ju lutemi të paraqiteni pranë sporteleve tona të pajisur me maska! Certifikata e vaksinimit, nuk përbën përjashtim në mbajtjen e maskës.

DRSHTRR Korçë - Vijon puna për ndërtimin e kompleksit të ri

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, vijon me ritëm punën në kantieret e transformimit të DRSHTRR Korçë, në një kompleks të ri e në kushte dinjitoze të ofrimit të shërbimeve të transportit rrugor për qarkun juglindor.

Kushte optimale pune dhe sigurie shërbimi, infrastrukturë tërësisht e re, në standarde për qytetarët, punonjësit dhe arkivat, monitorimin dhe gjithë proceset e testimit dhe certifikimeve

Pse duhet të vaksinohemi?

 Pse duhet të vaksinohemi?

•Vaksina ju mbron nga COVID-19, edhe nëse infektoheni nga virusi, simptomat janë shumë më të lehta, duke mos rrezikuar pasoja të rënda apo fatale.

•Duke u vaksinuar, ju jepni kontributin tuaj për të luftuar COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e familjes, miqve dhe komunitetit ku jetoni.

•Vaksinimi është hapi i parë drejt normalitetit të ri.

•Është e thjeshtë dhe pa pagesë.

Këndit Edukativ i Trafikut në Vlorë

Këndet Edukative të Trafikut do të jenë një realitet në shumë qytete, si shembulli që po DPSHTRR po jep në Vlorë, ku vijon puna për instalimin e sinjalistikës vertikale dhe sistemimin e gjelbërimit.

Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka si qëllim, që fëmijët të mësojnë rregullat duke simuluar që të vegjël kënde të mirëfillta të Sigurisë Rrugore.

DPSHTRR - Zyrat e reja në Kombinat dhe në Kamëz

Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së shpejti do të inagurojë zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Kamëz dhe Kombinat.

Disa prej lehtësirave që këto zyra do të sjellin për qytetarët janë:

•15.5 km rrugë ose 35 min vajtje-ardhje Kamëz-DRSHTRR Tiranë!

•20 km rrugë Kombinat – DRSHTRR Tiranë ose 44 min rrugë vajtje-ardhje!
(Koha në trafik dyfishohet në flukse sezonale, sepse qarkullimi rëndohet!)


Sjellim më pranë qytetarëve:

•Kamëz: 128,100 shërbime në vit!

Lehtësitë dhe risitë në sektorin e transportit me mjete taksi

Sektori i transportit me mjete taksi, është i një rëndësie të veçantë për mobilitetin e sigurt dhe komod, qarkullimin tregtar dhe punësimin.

DPSHTRR thjeshton procedura dhe i vjen në ndihmë operatorëve dhe flotave taksi,

Dëshmia e Taksistit nga rinovimi çdo 2 vjet do të rinovohet çdo 5 vjet, njëkohësisht me afatin e rifreskimit të dokumentacionit pranë QKB!

Akti i Komoditetit do të jetë pjesë integrale e Kontrollit Teknik, për t’u marrë njëkohësisht në QKT, ditën e kolaudimit.

DPSHTRR - Dy mjete të reja i shtohen flotës së automjeteve

Mirëadministrimi i flotës së mjeteve rrugore në shërbim, ka prioritet të lartë për një ent publik si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, i cili përfaqëson automotorizimin shqiptar dhe që mbulon shërbimet e transportit rrugor.

Dy mjete të reja pune i shtohen flotës të automjeteve të DPSHTRR-ës , të loguara, të dallueshme dhe të pajisura me gjurmues gps për monitorim në kohë reale dhe menaxhim lëvizjesh.

DPSHTRR dhe Policia e Shtetit - Bashkëpunim institucional

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka zhvilluar një takim shumë të vlefshëm organizimi dhe bashkërendimi pune, në nivel masash, kontrolli në terren për mjetet rrugore dhe formulim kuadri bashkëpunimi institucional mes DPSHTRR dhe Policisë së Shtetit, për rritjen e sigurisë publike përmes sistemeve e informatizimit.

DPSHTRR - Zyrat e reja në Malësi të Madhe dhe Pukë

DPSHTRR në shtator, inaguron zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Malësi të Madhe dhe Pukë.


Qytetarët përfitojnë duke kursyer rrugë dhe kohë duke eliminuar:


37 km rrugë Malësi e Madhe – Shkodër ose 45 min vajtje-ardhje!

116 km rrugë Pukë – Shkodër ose 2 orë e 40 min vajtje-ardhje!

(Koha në trafik dyfishohet në flukse sezonale, sepse qarkullimi rëndohet)


Sjellim më pranë qytetarëve:

Malësi e Madhe: 50,560 shërbime në vit;

Pukë: 21,500 shërbime në vit;  

DRSHTRR Korçë - Investim i rëndësishëm për qarkun juglindor

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, po vijon punën në kantierin e ndërtimit të DRSHTRR-së së re në qytetin e Korçës.

Investimi në Drejtorinë Rajonale të Korçës, vjen pas dekadave me godinën e vjetër papërshtatshme për volumin e shërbimeve dhe fluksin e praktikave me mjetet rrugore.

Shumë shpejt qarku juglindor do të ketë kushte optimale pune dhe sigurie shërbimi, infrastrukturë tërësisht të re, në standarde për qytetarët/subjektet, punonjësit dhe arkivat, monitorimin dhe gjithë proceset e testimit dhe certifikimeve.

DPSHTRR Kontrolli Teknik - Parregullsia e gomave sjell ngeljen në kolaudim

Një ndër faktorët kryesor të ngeljes në Kontrollin Teknik te automjeteve, janë dhe gomat të cilat nuk janë të përshtatshëme për rrugë dhe krijojnë rrezik jo vetëm për drejtuesin e mjetit, por për të gjithë qytetarët.

DPSHTRR, ka si qëllim rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk do të dot më Testin e Kontrollit Teknik.

Këta drejtues mjetesh do të jenë ngelësa në kolaudim dhe një rrezik më pak për ndotjen dhe qarkullimin rrugor.

DRSHTRR Laç - Zgjerimi dhe rikualifikimi i ambienteve i një ndër qarqeve me më shumë rëndësi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, po vijon punën për zgjerimin e ambienteve të shërbimit në DRSHTRR Laç (Kurbin), ku po ngrihet dhe struktura e re e Kontrollit Fizik, certifikimeve dhe Tahografit pranë objektit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore.

Gjithashtu, DPSHTRR, njëkohësisht po rikualifikon tërësisht ambientet e Kontrollit Teknik, për të optimizuar dhe modernizuar, kushtet e punës për punonjësit dhe për qytetarët e subjektet e një qarku me shumë rëndësi, për nga numri i mjeteve rrugore.

Për më shumë informacion:

Këndit Edukativ i Trafikut në Vlorë

Vijon puna për ndërtimin e Këndit Edukativ të Trafikut, Vlorë! Mësojmë duke simuluar që të vegjël. Një kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore në të Vlorës.

DTSH – Auto Pirun i ri elektrik për repartin e magizinës

 Auto-Pirun i ri ELEKTRIK, me ndotje 0, për repartin e magazinës së Drejtorisë së Targave e Shtypshkrimeve (DTSH), Durrës.

Tashmë proceset voluminoze të ngarkim-shkarkimit të materialeve që prodhohen për shërbimet e transportit rrugor dhe lëndët e para nuk do të përpunohen më me krahë dhe me vonesa e lodhje për personelin, por në kushte pune komode dhe të sigurta.

Qendra e Kontrollit Teknik Nshrak – Rikualifikimi tërësor i ambienteve

DPSHTRR ka nisur rikualifikimin tërësor edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK) në orare dhe grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit.

Investimi ka synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie dhe optimizim zinxhiri të shërbimit.

Investimet 100% me fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nga mirëadministrimi, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DRSHTRR Berat – Transformimi i Qendrës së Kontrollit Teknik

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporit Rrugor, ka gati projektin dhe fondin për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) edhe në DRSHTRR Berat.

Investimi është totalisht nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor të këtij shërbimi, krahas investimeve në sisteme dhe pajisje, drejt një standardi bashkëkohor, kushte funksionale dhe cilësore.

Punimet do vijojnë pa e ndërprerë shërbimin e Kontrollit Teknik, i cili ka rinisur në qershor.

Për më shumë informacion:

AutoMoto Parku i parë shqiptar

Projekti “AutoMoto Park Albania”, një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike në rajon.

Një themel i fortë për programet edukative mbi sigurinë rrugore, kualifikimet profesionale e testim/homologimin.

Pages