Auto Moto Park Albania - Ngjarja më e madhe për komunitetin motorsportiv e automotiv shqiptar, për tërë trojet shqipfolëse, por dhe më gjerë në rang rajonal! Jemi krenarë që po shkruajmë sëbashku një copë kaq të bukur historie e suksesi!
Auto Moto Park Albania për Motorsportin dhe Sigurinë Rrugore
Përjetojmë momentumin më të lartë sa i takon kurorëzimit të përpjekjeve e sakrificave të pionierëve të motorsportit shqiptar të tranzicionit, të cilëve u përulemi me mirënjohje e mirëkuptim për padurimin dhe rëndësisë së këtij investimi madhor! Një garë e re, e shumëpritur dhe gjithëpërfshirëse, sapo ka ndezur motorrët dhe zemrat!
Faleminderit studiove të huaja prestigjioze të projektimit nga fusha e motorsportit, që besuan tek ne, që punuan pa pagesë e me kosto të larta, sepse puna fillestare projektuese është e vogël në volum por ka impenjim të fortë kreativ!
FALEMINDERIT skuadrës nismëtare dhe ekipit të DPSHTRR: grupit teknik të punës, Sokol Duma, Sokol Ismaili, Genti Myrtezai, Arlinda Pogaj, Defrim Ajazi, Jorina Jakupi, Mandi Karafili, Adi Qose; grupit promovues, Lira Pipa, Anisa Pollo, Aldi Zgjani, Denisa Brahimllari, Sibora Xhemali, Xhuliana Haxhiu; Këshillit Drejtues!
Faleminderit Kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja!
Faleminderit Zv. Kryeministres dhe Ministres së MIE, Belinda Balluku!
Faleminderit Kryeministrit Edi Rama!
Faleminderit tërë atyre që ndihmuan në lindjen e kësaj krijese të shumëpritur si edhe tërë atyre që do ta ndihmojnë të rritet!
Sukses studios fituese “Test & Training International - WURZ Design” në këtë sfidë epike!
www.automotopark.al
Në vijim ndiqni videon përmbledhëse të momenteve më kulminante të eventit të vitit!