Qeveria shqiptare zbardhi vendimin për Auto Moto Park-un e parë shqiptar.
Ky do të jetë një hap historik për automotorizimin shqiptar, për edukimin mbi sigurinë rrugore dhe motosportin, si dhe për promovimin e kulturës automotive.
Cirkuiti i parë shqiptar me pistë rreth 5.3 km bëhet zyrtarisht me një truall zhvillimor, me sipërfaqe prej 550,000+ m2 në Krastë, në Elbasan, sipas standardeve të FIA (Federatës Ndërkombëtare të Automobilave), FIM ( Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit) dhe CIK (Komisioni Ndërkombëtar i Kartingut).