Konkursi Ndërkombëtar Për Projektin e Auto Moto Park Albania Shpall Studion Fituese në Dt. 3 Shkurt

You are here

Konkursi ndërkombëtar për projektin e  Auto Moto Park Albania, Elbasan, shpall studion fituese në dt. 3 Shkurt. Zhvillim i shumëpritur për motorsportin shqiptar dhe për vendin, kur ëndrrës për realizimin e Auto Moto Park të parë në historinë tonë iu bashkuan në fazën e parakualifikimit zyrtar, në Nëntor 2022, 5 nga studiot më të mira të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 në botë, ajka e dizajnit të auto-motodromeve dhe qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore. Krenarë që sot Automotorizimi Shqiptar punon krah për krah me FIA dhe me nivelin më të lartë të eksperiencës në botë, për jetëzimin e këtij projekti të shumëpritur, në Krastë, Elbasan, ndërsa punimet për infrastrukturën ndërlidhëse vijojnë me ritme të larta në terren.  Shpresëplotë se konkursi ndërkombëtar, një event publik historik, do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP - Auto Moto Park Albania


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga