Kantieri i ndërtimit të Auto Moto Park Albania, Projekti i shumëpritur nga të apasionuarit, tifozët dhe aktorët e tjerë të sektorit automotiv

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është përfshirë nga ethet e datës 3 Shkurt 2023, ku do të shpallet projekti fitues i garës ndërkombëtare ndërmjet 5 studiove të arkitekturës më të njohurat në botë për strukturat e motorsportit, të parakualifikuara zyrtarisht.

Ky projekt është ndryshe nga cdo projekt tjetër që është angazhuar deri më tani Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për nga:

  • Gjurma që ky projekt do të lëri në historinë e Motorizmit Shqiptar;
  • Madhështia e financimit të këtij projtekti nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve tëTransportit Transportit Rrugor;
  • Rëndësia e ndikimit social dhe ekonomik që kjo vepër unike ka për Qarkun e Elbasanit dhe Vendin;
  • Mbështetja e ofruar nga Qeveria Shqiptare, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga Bashkia e Elbasanit;

Ekipi shqiptar vijon punimet për të mirëpritur vazhdimin e projektit pas shpalljes së studios fituese, siç vizualizohen në videon bashkëlidhur lajmit mbi statusin e Kantierit të Ndërtimit të Auto Moto Park Albania.

Klik link-un e mëposhtëm për të ndjekur statusin e punimeve në kantier:

https://www.youtube.com/shorts/7kdyk5hQwjs