Ethet e shpalljes së studios fituese për projektin e AUTO MOTO PARK Albania kanë filluar!

Data e lajmit: 01 Feb 2023

KONKURSI NDËRKOMBËTAR për projektin e AUTO MOTO PARK Albania, Elbasan, shpall studion fituese në dt. 3 Shkurt!

Zhvillim i shumëpritur për motorsportin shqiptar dhe për vendin, për jetëzimin e ëndrrës për realizimin e Auto Moto Park të parë në historinë tonë!

4 studio pjesëmarrëse në prezantimin e projekt-koncepteve më të mira, të mirënjohura për projektimin e strukturave të tilla, autorë të pistave të homologuara për Formula 1 në botë, lider të dizajnit të auto-motodromeve dhe të qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore!

Krenarë që sot Automotorizimi Shqiptar punon në standardet e FIA për realizimin e këtij projekti të shumëpritur, në Krastë, Elbasan, ndërsa punimet për infrastrukturën ndërlidhëse vijojnë me ritme të larta në terren!

Video: 

AUTO MOTO PARK Albania - 3 Shkurt 2023