Auto Moto Park Albania/ 5 nga Studiot më të Mira të Projektimit në Botë të Auto-Motodromeve Shprehin Interesin e tyre

You are here

Një lajm spektakolar për motorsportin shqiptar dhe për vendin, kur ëndrrës për realizimin e Auto Moto Park, të parë në historinë e vendit tonë iu bashkuan në fazën e shprehjes së interesit 5 nga studiot më të mira të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 në botë, ajka e dizajnit të auto-motodromeve dhe qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore.

Automotorizimi Shqiptar sot po punon krah për krah me FIA dhe me nivelin më të lartë të eksperiencës në botë, përfaqësuar nga: TILKE GmbH & Co. KG, APEX Circuit Design Ltd., Studio DROMO Srl., Test & Training WURZ Design, DRIVEN International Ltd., për jetëzimin e këtij projekti të shumëpritur, në Krastë, Elbasan.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka përgatitur këtë material me disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP - Auto Moto Park Albania.

Infografika shpjeguese e përgatitur prezanton punimet më të mira: 

https://youtu.be/yixmvlOL-00


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”