Lajm SPEKTAKOLAR për motorsportin shqiptar dhe për vendin!

You are here

Ceremonia e hapjes nisi me fjalën përshëndetëse të një prej personaliteteve më të mëdha në fushën e motorsportit dhe sigurisë rrugore, Z. Jean Todt, ish-President i FIA dhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, i cili vlerëson dhe mbështet plotësisht zhvillimin e kësaj vepre.

Të nderuar që pjesë e kësaj dite historike, krah e mbështetje, u bënë edhe promotorët kryesorë të këtij projekti strategjik, Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku, si edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama (gjithashtu pjesë e nderuar e Jurisë) të cilët shprehën në fjalët e tyre përshëndetëse vlerësimin për rëndësinë e këtij investimi të jashtëzakonshëm për sigurinë rrugore, kulturën motorsportive, ekonominë e turizmin, si edhe përgëzuan ekipin e DPSHTRR për përpjekjen model!

Pjesë e jurisë vlerësuese, personalitete dhe profesionistë të fushës, ku gjejmë rastin t’i falenderojmë për gatishmërinë e ekspertizën:

Z. Beat Huesler

Arkitekt

Z. Gledian Llatja

Kryetar i Bashkisë Elbasan

Znj. Adelina Greca

Drejtoreshë e Përgjithshme

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Z. Lirim Zendeli

Pilot Garash Automobilistike (F2, F3, së shpejti Indy Pro)

Z. Niko Leka

President i Automobile Club Albania (FIA)

Falenderojmë të gjithë studiot pjesëmarrëse në këtë konkurs, që prezantuan koncept-idetë e tyre krejtësisht pa pagesë dhe me shumë profesionalizëm, si edhe tërë grupet e interesit që do të jenë aktorë, bashkëpunëtorë e përfitues direkt të këtij projekti, e të gjithë ata që kanë kontribuar me zemër drejt vizionit që ëndrra e Auto Moto Park Albania të kthehet së shpejti në një realitet!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”