Një ditë historike për DPSHTRR dhe Automotorizimin Shqiptar!

You are here

Juria e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e “Auto Moto Park Albania” vlerësoi projektet e të gjitha studiove pjesëmarrëse sipas aspekteve teknike, përpjekjes për zgjidhje të zgjuara, integrimit arkitektonik e fleksbilitetit të zhvillimit të projektit.

Disa nga kriteret kryesore vlerësuese ishin: programi, dizajni i pistës, fleksibiliteti i përdorimit të saj, modulet e sigurisë rrugore, ndërlidhja, shërbimet dhe arkitektura.

Përzgjedhja e projektit fitues ishte mjaft sfiduese për Jurinë, duke konsideruar nivelin e lartë dhe mjaft dinjitoz të të gjitha propozimeve nga studiot me eksperiencë në dizenjimin e strukturave të tilla.

Pas një shqyrtimi të thelluar, Juria përzgjodhi në mënyrë unanime projektin i cili përmbushi të gjitha kriteret e përmendura dhe shpalli fituese studion austriake “Test & Training International – WURZ Design”.Me eksperiencë 30 vjeçare në treg, e drejtuar nga dy-ish garues të pistave me shpejtësi, babë e bir, Franz Wurz dhe Alexander Wurz, projekti i “Test & Training International” zhvillohet nga këndvështrimi i përdoruesve kryesor - i pilotëve, por edhe i të gjithë elementëve të tjerë të testimit e trajnimit, simulimeve, shërbimeve e administrimit.

Disa nga projektet me të cilat kjo kompani krenohet:

  • Qiddiya Grade 1, F1 Speedpark, Arabi Saudite
  • Ace Track Kymiring, Finland
  • Lagoona Motorpark G3, Arabi Saudite
  • Makkah Motor Park G4, Arabi Saudite
  • Facilities Of The Austrian Automobile Association, Aust
  • Former A1-Ring (F1 Race Track) Today Red Bull Ring, Austri
  • Facility For Baku Bus, Azerbaixhan
  • Facility for Road Safety, Egjipt
  • Race Advanced Driving Center Madrid Sur, Spanjë
  • Charlotte Motor Speedway Roval 400 Race Track, SHBA

Urime fituesve!

Falenderime speciale për studiot pjesëmarrëse:

  • Studion “STLEA” në bashkëpunim me studion “Gjeo Konsult”;
  • Studion “Apex Circuit Design”, në bashkëpunim me studiot “Infra-Plan” dhe HUK-Project;
  • Studion “Dromo” në bashkëpunim me studion “NET-GROUP”.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”