Blendi Gonxhja

You are here

Çdo të hënë shërbimi deri në orën 19:00!

    Çdo të hënë shërbimi është hapur deri në orën 19:00 (e madje deri në qytetarin e fundit edhe pas orës 19!) për t’i ardhur në ndihmë atyre që nuk lënë dot punën apo ju volit ardhja pasdite! Me investimet e vazhdueshme, DRSHTRR Tirana ndrit edhe pasi errësohet, me oborrin e zonat pritëse që po kompletohen me ulëse, bimësi, sinjalistikë, ndriçim dekorativ, parkime e trotuarë të përmirësuara!

Vijon puna për fazën 3 të investimit në DRSHTRR Laç!

    Vijon puna për fazën 3 të investimit në DRSHTRR Laç (Kurbin), asfaltim të hapësirave funksionale për manovrim e parkime brenda dhe rrugës hyrëse! Një nga simbolet e batakut, përmbytjeve kronike, arkivave nën llum e punonjësve mes lagështisë e plevitit me vite, rajonalja në Kurbin (Laç) shumë shpejt do të jetë modeli pozitiv i Automotorizimit Shqiptar!

Ambiente të reja shërbimi në DRSHTRR Tiranë (Fushë Prezë)!

    Kushte pune e shërbimi dinjitoze, akomodim për sektorë të rinj të DPSHTRR, investim strategjik që zgjidh nevoja trualli, zyra, magazina, salla, kapanone, nyje furnizimi për QKT, poligon testimi, ambiente sanitare, garazhe e parkime, akses rrugor me dy kahe, ergonomi, standarde e optimizim shërbimi, siguri, modernizim e cilësi!

Drejt përfundimit rikonstruksioni DRSHTRR Berat!

    Drejt përfundimit punimet për gjelbërimin dhe sistemimet, asfaltim, ndriçim, kuneta e trotuare në kantierin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat! Vijojmë me lidhjet me rrugët, rrethimin, hyrjen dhe vendrojen, sinjalistikën e vizimet, instalime sigurie, etj! Fondet nga vetëfinancimi!

Rinovimi i Qendrës së Kontrollit Teknik të Automjeteve në Prezë!

  Vijon puna për rikualifikimin tërësor të Qendrës kryesore të Kontrollit Teknik të Automjeteve, në Prezë, pa e ndërprerë shërbimin! Investojmë që shumë shpejt të gjitha QKT-të të jenë në lartësinë të cilët qytetarët presin dhe meritojnë. Jo vetëm duke ofruar një shërbim të shpejt e korrekt, por edhe në ambiente pritëse dinjitoze për qytetarët. Kushte pune e shërbimi optimale!

Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor!

   Së shpejti qytetarët do të pajisen me një format të ri të Lejes së Qarkullimit.

AVANTAZHET direkte për qytetarët:

Pages