Përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve për disa kategori!

You are here

Kategoritë që përfitojnë nga Përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve shërbim publik social janë: invalidët e punës, personat e verbër, të sëmurë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Veprimet njihen vetëm kur bëhen në emër të qytetarit me status “invalid” dhe duhet që:

Mjeti të jetë deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë;

  • Dosja e mjetit, e qytetarit me status “invalid” dhe dosja e invaliditetit e tij duhet të jenë në Rajonalen ku ka vendbanimin qytetari me këtë status sipas Gjendjes Civile.
  • Të jetë i pajisur me librezën e invaliditetit;
  • Vërtetim të KMCAP-it nga e-albania ose vërtetimin origjinal/i noterizuar lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për periudhën përkatëse të invaliditetit;
  • Vendimin e Komisionit të Përcaktimit të Verbërisë;
  • Vërtetimin që nuk zhvillon aktivitet privat;
  • Dokument identifikimi i personit me status “invalid” që ka në pronësi mjetin”.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”