Statistika e aksidenteve rrugore për muajin Janarit 2023!

You are here

Në një periudhë kur numri i përdoruesve të rrugës rritet, rritet dhe përgjegjësia pas timonit, e cila reflektohet qartë në statistikat e aksidenteve rrugore të Janarit 2023.

  • 84 aksidente rrugore gjatë muajit Janar 2023, 37% më pak krahasuar me 2018
  • 50% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018;
  • 33% e totalit të aksidenteve të muajit Janar 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 10% më pak se në Janar 2022;
  • 32% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018;
  • 13 viktima të shënuara në Janar 2023, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022; 
  • 8 miliardë km të përshkruara gjatë 2022 ose 110% më shumë krahasuar me vitin 2013, çka reflekton rritjen e qarkullimit me mjet për shkak të flotës, numrit të drejtuesve të mjeteve dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore, ndërsa aksidentet ulen;
  • 20.6 indeksi i vdekshmërisë për Km të përshkuara në vitin 2022, 74% më pak se 2013;

Të drejtosh një mjet është përgjegjësi shumë e madhe, për veten dhe të tjerët.  REZULTATET POZITIVE nuk bien nga qielli! Ato arrihen me PUNË!  Ndërsa aksidentet rrugore ULEN, PROVOJNË se ky SUKSES s’do të ishte i mundur pa faktorët e mëposhtëm:

  •  Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit!
  •  Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente!
  •  Leje Drejtimi më të merituara!
  •  Mjete rrugore më të sigurta!
  •  Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë!

Tashmë koha për rritjen e standardeve në Autoshkolla, rritjen e cilësisë së zbatimit të programit zyrtar mësimor për Leje Drejtimi dhe formalizimin e sektorit.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”