Përmirësim i shërbimeve të transportit rrugor në DRSHTRR Lushnje!

You are here

Tjetër përmirësim i shërbimeve të transportit rrugor,këtë herë në Lushnje, ku po punojmë për transferimin e qendrës ekzistuese në një pozicion të ri dhe me akses më të lehtë, si një zgjidhje për problematikën e manovrimit të mjeteve që kryejnë kontrollin teknik! Vjet ndërpremë investimin rikualifikues të QKT Lushnje sepse në kushtet ekzistuese nuk plotësonte parametrat e sigurisë dhe dimensionet e domosdoshme funksionale, duke i hapur rrugë negocimit për një marrëveshje shkëmbimi nga e cila do të përfitojmë pa asnjë impenjim financiar, një qendër tërësisht të re, me standarde optimale shërbimi, sipas projektit që po prezantojmë. 

 Një lajm shumë i mirë për qytetarët e zonës që kryejnë rreth 35,000 shërbime në vit në DRSHTRR Lushnje! 

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”