DPSHTRR

You are here

NJOFTIM!

Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në Qendrën e Kontrollit Teknik Fier!
Të nderuar qytetarë, për shkak të kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik Fier, shërbimi do të pezullohet për datat 20-29 Maj 2022.
Të gjitha mjetet të cilat duhet të kryejnë kontrollin teknik për këto data, do të mund ta kryejnë atë në QKT Lushnjë, Berat dhe Vlorë!
Shërbimi do të rikthehet normalisht ditën e hënë, më datë 30 Maj 2022!

Të njohim tabelat e sinjalistikës rrugore

Ditët e fundit të shkollës, bëhen më interesante kur mëson në mënyrë argëtuese mbi sigurinë rrugore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe sjelljen si pedalues, këmbësorë apo drejtues mjeti.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar, janë angazhuar për t’ua bërë fëmijëve sa më të qartë dhe të thjeshtë edukimin mbi rregullat bazë të qarkullimit rrugor.

Edukimi për sigurinë rrugore nis që në fëmijëri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm nesër.

 

Investimet në Drshtrr Shkodër

Kanë përfunduar dhe detajet e fundit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në qytetin e Shkodrës. Sistemimet në rrethimin e hapësirës, ndriçimi e vendosja e koshave të mbeturinave, pastrimi e rregullimi i hapësirës së gjelbër dhe sheshit përpara godinës, do t'iu ofrojë gjithë qytetarëve që kryejnë shërbimet pranë kësaj drejtorie, mikpritje dhe hapësira të pastra qetësuese e shlodhëse.

Kthim në mbrëmjet elektrizuese të fund Prillit në South Outdoor Festival

Kthim në kohë duke kujtuar mbrëmjet elektrizuese të fund Prillit, në South Outdoor Festival, i cili u zhvillua në Borsh. 

Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte pjesë e backstage, bashkë me këngëtarët e grupet e ftuar, duke kërcyer e duke promovuar targat suvenir, të cilat u kthyen në "etiketat" më freskuese në skenë. 

Këtë fundjavë, mes diellit e detit, në qytetin e bukur të Sarandës, do të zhvillohet aktiviteti i radhës RETRO, i cili shënon gjithashtu edhe hapjen e sezonit veror në qytetin jugor.

 

 

Meet, Network & Partner në Automotive Fair Albania

Meet, Network & Partner është motoja kryesore e Automotive Fair Albania, i cili do të zhvillohet në datat 17-18-19 Qershor 2022, pranë Expocity në Tiranë.

Forume, workshop-e mbi tematika aktuale dhe takime me model B2B (biznes nga biznesi), për të shkëmbyer përvojat më të mira të tregut automotiv.

Për më shumë informacion: www.automotivefairalbania.al

 

Investime në Drshtrr Dibër

Pjesë e investimeve për rikonstruksionin tërësor, ka qenë edhe  kompleksi i  Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e rrethit të Dibrës. 

Respektoni Rregullat e Qarkullimit Rrugor

Mosrespektimi i rregullave është përgjegjësi e të gjithëve.

Drejtoria e Pëgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka vëzhguar sjelljen lëvizëse të qytetarëve, si drejtues e përdorues mjeti, si këmbësorë dhe pedalues në rrugë. 

Me anë të një klipi të përgatitur, mbi lëvizjen e qytetarëve në rrugë, vihet re mosrespektimi i semaforëve,  i vijave të bardha,  i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik.

Sipas Statistikave:

Siguria Rrugore i bashkohet konkursit "Të sigurt mbi 2 rrota"!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me programin e saj mbi edukimin e sigurisë rrugore, ishte pjesë e konkursit kombëtar edukativ, "Të Sigurt Mbi Dy Rrota" 2022, edicioni i 11-të, si pjesë e 5 stacioneve konkurruese.

Mes emocioneve të garës dhe dëshirës për të fituar, nxënësit e shkollave Servet Agolli (Pogradec), Jani Minga (Vlorë) dhe Ismail Qemali (Shkodër), treguan më së miri qytetarinë që duhet të tregojë një përdorues i rregullt i rrugës, duke respektuar sinjalistikën rrugore.

- 30 ditë nga Automotive Fair Albania

Edhe 30 ditë na ndajnë nga takimi i shumëpritur i botës së rrotakëve duke filluar nga risitë e teknologjia moderne e ditëve të sotme deri tek nostalgjia ndër vite e shekuj. 

Automotive Fair Albania vjen si panairi më i madh, i cili do të mbahet në datat 17-19 qershor 2022, në Expocity, Tiranë.

Për më shumë informacion, vizitoni: 

http://www.automotivefairalbania.al

Investimet në DRSHTRR Gjirokastër

Vijon puna për rikualifikimin tërësor në kompleksin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në qytetin e Gjirokastrës, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Automotorizimit Shqiptar në të gjithë vendin. 

Sistemimi i hapësirave të jashtme, asfaltim i sheshit janë punimet e fundit që po i japin formë kësaj drejtorie rajonale, për përmirësimin e kushteve të punës për personelin dhe qytetarët për një shërbim sa më dinjitoz.

 

Siguria Rrugore përmes realitetit virtual

Një nga praktikat më të reja që ka filluar të testohet në disa shtete është ai i realitetit virtual, i cili  mendohet të ketë përdorim të gjerë, në promovimin e praktikave më të sigurta gjatë drejtimit të automjeteve.

Këtë risi do të mund ta eksploroni gjatë panairit të Automotive Fair Albania, i cili do të organizohet në datat 17-19 Qershor, pranë Expocity, Tiranë.

Për më shumë informacion, vizitoni: 

http://www.automotivefairalbania.al/

Retro në Sarandë

Në datat 21 dhe 22 Maj, në qytetin e Sarandës, për çeljen e sezonit veror, krahas një sërë aktivitetesh, do të organizohet eventi i radhës Retro.

Ky event i bashkohet formulës magjike det, diell dhe dashuri, duke ju ftuar të merrni esencën e të pushuarit në bregdetin tonë.

 

Takim prezantues i Automotive Fair Albania

Automotive FAIR Albania nuk do të jetë vetëm një panair, por dhe një takim mes risisë e teknologjisë më të fundit të botës automotive. 

Së bashku me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, u zhvillua një takim me përfaqësues të koncesionarëve më të mëdhenj në vend e të tjerë të pranishëm, ku u prezantua Automotive Fair Albania, edicioni i I-rë, një nismë e MSHMS në bashkëpunim me DPSHTRR - MIE për të promovuar e mbështetur tregun automotiv në Shqipëri e ndarë eksperiencat në rajon.

Orë mësimore nga studentët e degës Auto-Mekanike pranë Qendrës së Kontrollit Teknik

Studentët e vitit të tretë të Shkollës Industriale "Pavarësia", dega auto-mekanike, kanë zhvilluar orë mësimore pranë Qendrës së Kontrollit Teknik, në qytetin e Vlorës.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor  të qytetit të Vlorës, demonstruan të gjtha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e kaluar testin me sukses.

Me anë të praktikës konstatuan problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik të mjeteve. 

Këndi edukativ i sigurisë rrugore stacioni nr 4 në konkursin kombëtar -Të sigurt mbi dy rrota

 Ditën e shtunë,  këndi edukativ i sigurisë rrugore, iu bashkua finales së madhe të konkursit kombëtar, "Të sigurt mbi dy rrota" si stacioni numër 4,  konkurs i organizuar nga Aca Club.

 Ky aktivitet kompetitiv midis shkollave 9 vjeçare të vendit tonë, ka në fokus sjelljen korrekte në rrugë, njohjen e sinjalistikave dhe sensibilizimin mbi rreziqet që mbart një përdorues rruge.

Investime pranë Drshtrr Gjirokastër

Vijojnë punimet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të qytetit të Gjirokastrës. 
Si pjesë e programit për transformimin rrënjësor të shërbimeve të transportit rrugor në të gjithë vendin, edhe në këtë drejtori rajonale po punohet për përmirësimin e kushteve të punës për personelin e qytetarët, në rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve.Të gjitha investimet po kryhen 100% me fonde nga Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Automotive Fair Albania

Në datat  17-18-19 Qershor 2022,  vjen për të gjithë pasionantët e botës automotive, shfaqja e modeleve dhe markave më të njohura të mjeteve në utomotive Fair Albania, Expocity, Tiranë.

I pari Auto Show në llojin  e tij, do të jetë i shoqëruar me shumë surpriza të tjera.

Për më shumë informacion: www.automotivefairalbania.al

 

Analizë Mbi Sigurinë Rrugore Janar - Prill 2022

Opinioni publik ka përjetuar disa ngjarje të rënda aksidentesh rrugore, që nuk duhet të përsëriten. Për të analizuar situatën aktuale dhe për ta krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021, shifrat e  pasqyrës përmbledhëse për periudhën Janar-Prill 2022 e statistikës zyrtare,  tregojnë 20% më pak viktima. 

Si projeksion Shqipëria kryeson progresin pozitiv me +8% në sigurinë rrugore për vitin 2022 krahasuar me rajonin e vendet e BE.

Investime pranë Kompleksit të Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier

Pranë kompleksit të Kontrollit Teknik e Fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, si pjesë e ndryshimeve të planeve transformuese të infrastrukturës, në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar, po vazhdojnë punimet për të krijuar ambiente dinjitoze në shërbim të qytetarëve.

Nisma nga DPSHTRR për Sigurinë Rrugore

Gjatë tre viteve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë ndërmarrë nisma të rëndësishme në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Fokusi i këtyre nismave është bazuar në 3 komponentë kryesore, si përdorues rruge të përgjegjshëm, drejtues mjeti të aftë dhe mjete rrugore të sigurta.

Rritja e ndërgjegjësimit mbi trafikun dhe forcimi i qëndrueshëm i sigurisë rrugore u bënë epiqendra e punës së Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

REZERVO KOLAUDIMIN E MJETIT NË E-ALBANIA

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me e-Albania, po lehtësojnë qytetarët në marrjen e shërbimeve.

Midis shërbimeve që qytetarët marrin në këtë platformë, që prej muajit dhjetor të vitit 2021, mund të rezervojnë për kolaudimin e mjetit të tyre, duke u identifikuar si individ ose si subjekt, përmes llogarisë së tyre.

Në adresën e mëposhtme, qytetarët mund të rezervojnë datën, orarin dhe vendin ku do të kryejnë kontrollin teknik:

Raporti Janar-Prill 2022!

Siguria Rrugore në shkollën "Emin Duraku", Tiranë!

Vijon projekti “Të Sigurt për në Shkollë, Të Sigurt për në Shtëpi”! Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore u mirëprit nga nxënësit e klasës së katërt të shkollës "

Vijon puna rikualifikuese në QKT Gjirokastër!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon punën për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik në qytetin e Gjirokastrës, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin dhe rritjen e sigurisë në proceset teknike të shërbimit! 

ULET me 60% tarifa e kartave të Tahografit!

Tjetër lajm i mirë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë!

Vijon puna rikualifikuese në DRSHTRR Sarandë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon punën për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik të DRSHTRR Sarandë, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin! 

Pages