Riparimi dhe Mirëmbajtja e Gomave

You are here

Me një fokus të qartë në përmirësimin e standardeve të shërbimit, në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi, DPSHTRR do të jetë gjithashtu e fokusuar mbi kontrollin e subjekteve me veprimtari riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave (gomisteri).

Çfarë do të kontrollojmë?

  • Licenca.
  • Pajisjet dhe instrumentet.
  • Ambientet e punës.
  • Regjistri i veprimtarisë.

Në këtë proces, subjektet do të kenë detyrimin e një Përgjegjësi Teknik (DAP).

Kujdesi dhe përgjegjësia janë në qendër të suksesit tonë të përbashkët!

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”